Marseniq: Rregjistrimi i popullsisë në atmosferë frike, dhune e terrori ndaj sërbëve

Marija Marsenić
Burim: Kosovo Online

Sociologia e Institutit për studime europiane Marija Marseniq vlerëson se procesi i rregjistrimit të popullsisë në Kosovë, është pasuar nga polemika të shumta dhe se rezultatet do të reflektojnë tek komunitetin sërb dhe se kundërshtimi themelor është se është kryer në atmosferë frike, dhune, terrori fizik dhe institucional ndaj sërbëve.

“Rezultatet e këtij rregjistrimi në çdo rast nuk do të shkojnë në favor të sërbëve në kuptimin e krijimit dhe implementimit të politikave publike. Dimë se shpërndarja e buxheteve komunale shkon në parimin e popullsisë dhe pakicave kombëtare. Nuk do të ndahen fonde për zhvillimin e ekonomisë, shëndetësisë, arsimit dhe aspekteve tjera ekonomike, por edhe sociale”, tha Marseniq për Kosovo Onlajn.

Kjo e fundit shtoi se Prishtina zyrtare do t’a shfrytëzojë bojkotin e komunitetit sërb sesi të zvogëlojë numrin real të tyre.

“Prishtina do të përdorë bojkotin sërb të këtij regjistrimi për të treguar se komuniteti sërb në fakt ka numër më të vogël se sa është realisht për të vijuar represionin ndaj tyre. Sigurisht, do të krijohen kushte edhe më të këqija për jetën e sërbëve në Kosovë e Metohi, por kjo do të thotë dhe kufizimin e mbrojtjes së të drejtave të tyre si në mjedisin politik ashtu edhe në atë institucional”, ka thënë ajo.
Marseniq nuk ka dilema se për shkak të bojkotit të regjistrimit, komuniteti sërb si direkt apo indirekt do të sanksionohet. 

“Unë pres që dënimet me siguri do të ndërmerren. Dhe tani, a do të jenë gjobat e shpallura nga Prishtina dhe nëse në atë rast do të gjobiten 200 mijë sërbë të zhvendosur apo do të jenë gjoba që do të vijnë më vonë në formën e disa ndalimeve burokratike apo problemeve administrative në kuptimin që sërbët nuk do të jenë në gjendje të kenë akses në disa shërbime publike, zgjedhje apo rinovim dokumentesh, duke marrë leje të caktuara. Është e mundur që të kërkohen regjistrime apo ndonjë lloj dukumenti tjetër për pjesëmarrje në regjistrimin e popullsisë”, thekson Marseniq.

Kjo e fundit shton se në shumë momente kontestuese dhe konkretisht në regjistrimin e sapo përfunduar të popullsisë, themelore bën të ditur se nuk janë siguruar as aspekti socio-politik dhe as ai i sigurisë për realizimin e tij.

“Regjistrimi i popullsisë nuk mund të ndërmerret në çfarëdolloj momenti dhe në çfarëdolloj rrethane. Data e regjistrimit të popullsisë duhet të jetë caktuar kur të jetë stabile gjendja socio-politike, por edhe situata e sigurisë në mënyrë që të sigurohet besimi i mjaftueshëm i popullsisë tek institucionet që ndërmarrin këtë regjistrimin. Natyrisht, shikojmë se rasti me rregjistrimin e popullsisë në Kosovë e Metohi nuk është kështu. Ndërmerret në atmosferë frike, dhune, terrori fizik dhe institucional ndaj sërbëve në Kosovë e Metohi, çka dëshmohet dhe nga ngjarjet e fundit”, tha Marseniq.

Si shembuj, bën të ditur inkursionin e fundit të Policisë Kosovare në Bankën e Kursimeve Postare, heqjen e dinarit, ndalimin e importit të produkteve sërbe.

Si problem kyç bën të ditur se numër i madh sërbësh nuk kanë patur mundësi të regjistrohen.

“Duhet të shikojmë edhe 200,000 sërbët e zhvendosur me forcë, të cilët momentalisht nuk ndodhen në vendbanimin e tyre të zakonshëm dhe nuk kanë mundësi të kthehen çka na flet se kjo datë rregjistrimi e popullsisë është joadekuate”, theksoi ajo.

Marseniq shprehu dyshime edhe për pjesën që ka të bëjë me listën e dëmeve të luftës.

“Kjo nuk shkon në favor të sërbëve dhe shtrohet pyetja se sa mirë janë trajnuar regjistruesit për punë të tilla, por edhe si do të kontrollohen këto të dhëna në përgjithësi”, thekson ajo.

Tek lëshimet kyçe të regjistrimit të përfunduar, Marseniq numëron dhe fushatë joadekuate informative.

“Jashtëzakonisht e keqe ka qenë fushata informuese pasi njerëzit nuk mund të shkonin prej informacioneve bazike në ueb faqen e Agjencisë së Statistikave në gjuhën shqipe, pale më në gjuhën sërbe. Për të mos përmendur pyetësorët që ishin përkthyer në mënyrë joadekuate në sërbisht. Aty ka pasur shumë parregullsi dhe palogjikshmëri, që madje as sërbët nuk kanë mundur t'i kuptojnë në mënyrë adekuate ato pyetësorë, çka na tregon se nuk janë përmbushur kushtet e gjithëpërfshirjes dhe transparencës në këtë regjistrim, çka për ne bashkarisht na tregon se tek kjo nuk egzistojnë kushte objektive për përcaktimin e numrit të sërbëve që aktualisht ndodhen në Kosovë e Metohi në këtë moment” ka thënë Marseniq.