Qeriqi: Propleme të pakta gjatë rregjistrimit, por rezultatet do të sjellin benefite për të gjitha komunitetet në Kosovë

Hazbije Ćerići
Burim: Kosovo Online

Bashkëpunëtorja e Agjencisë së Statistikave Hazbie Qeriqi ka thënë se gjatë rregjistrimit të banorëve në Kosovë ka pasur pak probleme por rezultatet do të sjellin benefite për të gjitha komunitetet. 

“Nuk mund të flitet se kishte probleme, por përgjatë procesit të rregjistrimit kemi patur disa sfida të cilat ishin të pakta dhe shumë të lehta për t’u zgjidhur”, ka thënë Qeriqi për Kosovo onlajn.

Ajo shtoi se rezultatet e rregjistrimit do të sjellin benefite të shumta për të gjitha komunitetet në Kosovë.

“Rezultatet do të reflektojnë tek mbarë popullsia e Kosovës që jeton aty. Të njëjta benefite do të ketë edhe komuniteti sërb. Për shembull, në fushën e vetëqeverisjes lokale, investimet, organizatat që dëshirojnë të investojnë në programe që do të siguronin jetë më të mirë. Ato do të përfitojnë nga ky rregjistrim sepse të gjithë do t'i përdorin këto të dhëna dhe për investime, e kam fjalën për organizatat ndërkombëtare, por gjithashtu dhe për pushtetet vendore që dëshirojnë të investojnë tek diçka. U nevojiten këto të dhëna për të mësuar se në cilat fusha do të ishte më mirë t’a bënin këtë”, spegoi Qeriqi.

Kjo e fundit tha se Agjencia e Statistikave pas shtyrjes së afatit për regjistrim, ka vendosur në dispozicion shumë numra telefoni në mënyrë që të gjithë të regjistrohen.

“Kryeministri informoi opinionin se 24 maji do të jetë dita e fundit e regjistrimit, por kemi çelur disa numra telefoni me qëllim që të gjithë banorët nga e gjithë Kosova të mund të telefonojnë dhe të kontaktojnë me punonjësit e Agjencisë së Statistikave e pas kësaj të mund të rregjistrohen”, tha Qeriqi.

E pyetur nëse të gjithë ata që nuk i’u përgjigjën regjistrimit do të sanksionohen siç u tha në fillim, përfaqësuesja e Agjencisë së Statistikave thotë se kjo nuk është punë e këtij institucioni, por e institucioneve të tjera.

“Dënimet janë të rregulluara sipas ligjit, por jemi përgjegjës vetëm për kontaktet me regjistruesit dhe mbledhjen e të dhënave. Institucionet e tjera do të jenë përgjegjëse për ndëshkimin e atyre që bojkotuan sistemin e regjistrimit” konkludoi Qeriqi.