Mijaçiq: Aventurizmi luftarak i Kurtit, rrënoi sezonin turistik në Zubin Potok
Drejtori i Institutit për zhvillim ekonomik e territorial Dragisha Mijaçiq, është shprehur për debatet e tashme publike rreth shpronësimeve të trojeve në Zubin Potok. Qëllimi strategjik i kësaj komune, është turizmi e ndërkohë që sezoni i kaluar u anulua, pasi turistët nuk mundet të vinin pasi do të priteshin nga policë të armatosur me gishtin tek këmbëza e armës.
"Ne kemi këtu prodhimin turistik”Via Ferata” çka është prodhimi më i mirë dhe më i madh turistik në botë dhe këtë e thonë ekspertët e huaj. Prodhimi i dytë turistik është ujëmbledhësi i Ujmanit. 'Via Dinarita' është prodhimi i tretë turistik rruga e të cilit tashmë kalon pranë bazës që u ndërtua në Jasenovik. Në vjeshtë, kur shkuam të inaguronim rrugicat turistike, forcat speciale na ndoqën si terroristë, po sikur të kishim turistë atë ditë, kush do të kthehej këtu sërish” thotë Mijaçiq.
Ky i fundit shton se në guidat turistike në frëngjisht e anglisht qartë shkruhet se Mokra Gora është një prej 10 destinacioneve më të mira turistike në Ballkan.
"Për të gjithë këtë po ju pyes, ku është interesi publik me atë që po bëni në Zubin Potok ku i gjithë sezoni i kaluar u anulua sepse nuk mundemi të sjellim turistë kur ata do priteshin prej policëve të armatosur me gishtin në këmbëz. Pas këtij takimi, do të shkoj në panairin e turizmit dhe po pyes, se çfarë duhet të promovoj, turizmin apo aventurizmin luftarak të Kurtit", ka thënë Mijaçiq.
0 komentet