Mijaçiq: Është real ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës me qëllim njohjen e kompetencave të BKS
Koordinatori grupit të punës në Konventën Kombëtare rreth Bashkimit Europian (NKEU) që merret me kapitullin 35, Dragisha Mijaçiq vlerëson se që Bashkësia e Komunave Sërbe të jetë një institucion funskional me kompetenca veprimi të përcaktuara qartë, duhet të garantohen me Kushtetutën e Kosovës, transmeton Nova.
"Me fjalë të tjera, është reale të pritet ndryshimi në Kushtetutën e Kosovës në mënyrë që të njohë si organ BKS dhe kompetencat që do të ketë dhe pa këtë, asnjë marrëveshje nuk do të ketë kuptim", vlerëson Mijaçiq për Blic.
Sipas tij ideja është se BKS do të „legalizojë“ institucionet prezente sërbe në Kosovë që nga spitalet dhe qendrat shëndetësore, tek shkollat fillore dhe ato të mesme e deri në qendrat e mbrojtjes sociale apo shërbimi i punësimit.
"Gjithashtu, është e nevojshme të përcaktohen disa kompetenca ekzistuese të qeverisjes vendore. Kushtetuta ekzistuese e Kosovës dhe plani i Ahtisarit, japin mundësinë e veprimit të atyre institucioneve, por kjo asnjëherë nuk është definuar plotësisht. Asnjëherë nuk u implementua“ ka thënë Mijaçiq.
Ky i fundit vlerëson se kjo çështje duhet të zgjidhet me formimin e BKS duke theksuar se kjo do të thotë se Bashkësia ka kompetenca "ekzekutive".
Ai gjithashtu theksoi se BKS "nuk mund të jetë si Republika Srpska", sepse, siç tha ai, ekziston një dallim i madh në mes të sistemeve politike dhe rendit kushtetues-juridik në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Kosovë.
"Kështu që krahasimi i BKS me Republika Srpska, është i pabazuar dhe shpesh mund të shihet si keqdashës. BKS nuk mund të jetë as organizatë joqeveritare (OJQ), sepse sido që të themelohet, do të kryejë funksione që janë pjesë e zbatimit të politikave publike. Pra është një 'organizatë qeveritare', jo një OJQ“ ka vlerësuar Mijaçiq.
komentet