Mijaçiq: Formimi i BKS duhet të jetë parakusht për çdo lloj marrëveshje me Prishtinën
Plani franko-gjerman për marrëveshje rreth normalizimit të marrëdhënieve mes Sërbisë dhe Kosovës, mund të jetë në kuadër të bisedimeve, por kur atë ta nënshkruajnë të dy palët, për Sërbinë kushti kryesor për këtë, të jetë formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe, ka theksuar sot koordinatori i grupit të punës në Konventën Kombëtare të Bashkimit Europian për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës, Dragisha Mijaçiq, transmeton RTV.
Ai ka theksuar për Tanjug se ky plan mund të jetë korniza e re e negociatave, por jo në këtë moment por në një tjetër kur ajo të nënshkruhet nga Beogradi dhe Prishtina.
Mijaçiq shton se dokumenti nuk është surprizë dhe përfaqëson në njëfarë kuptimi “Marrëveshjen e Brukselit 2”.
"Gjithçka që nuk është negociuar deri në fund në vitin 2013 dhe 2015, është përfshirë në këtë plan, por nuk përfshin njohjen e nënkuptuar të Kosovës nga Sërbia, çfarë na flet se nuk është plan për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve, veçse duhet të zgjidhen çështjet që tani ndodhen në agjendë edhe për 10 vitet e ardhshme, derisa të vijë koha që Sërbia dhe Kosova të anëtarësohen në BE”, tha Mijiçiq.
Ai ka theksuar se kërkesa themelore e Beogradit është formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe.
“Ky është momenti më i mirë dhe ndoshta i fundit që të bëhet, kështu që kjo marrëveshje nuk mund të nënshkruhet derisa të përfundojë dhe pa këtë, nuk do të ketë kthim të sërbëve në institucionet e Kosovës”, tha ai.
Ai vuri në dukje kronologjinë e ngjarjeve të ardhshme në lidhje me bisedimet ku hapi i parë do të jetë formimi i BKS e më pas kthimi i sërbëve në institucionet prishtinase e në vazhdim nënshkrimi i marrëveshjes.
"Kjo pritet të ndodhë jo para fundit të këtij viti apo fillimit të vitit pasues, por sigurisht nëse pala kosovare nuk do të gënjejë në formimin e BKS, duke pasur kundërshtimin e saj e ndoshta ky proces do të vonohet pafundësisht, derisa të plotësohet kushti themelor", bëri të ditur Mijaçiq.
Ky i fundit ka shtuar se egziston luftë e madhe për formimin e BKS ku më shumë shihet si luftë e administratës amerikane.
"Beogradi është pak a shumë pasiv në këtë aspekt pasi beson se kemi negociuar gjithçka në vitin 2013 dhe 2015 dhe ekipi menaxhues e ka krijuar statutin në vitin 2018, kështu që Sërbia dëshiron që ai model të zbatohet”, thotë Mijaçiq.
Në këtë aspekt ky i fundit ka ripërsëritur thëniet e zyrtarëve amerikanë të cilët lavdëruan presidentin e Sërbisë Aleksandar Vuçiq.
"Amerikanët tentojnë përmes aktorëve shoqëror të ndryshëm, të punojnë për formimin e BKS e cila do të merret me nevojat reale në terren", tha ai.
Mijaçiq shtoi se është mirë që formimi i BKS është kusht që Prishtina t'i bashkohet institucioneve evropiane, siç është Këshilli i Evropës, por edhe që të dyja palët duhet të jenë të kënaqura në procesin e ardhshëm negociues, në mënyrë që marrëveshja të jetë reciprokisht e pranueshme.
0 komentet