Mijaçiq: Kthimi i sërbëve në institucione, varet prej formimit të BKS
Ekziston një pikëpamje që Sërbia ka dhe e cila është në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit, dhe kjo nënkupton formimin e BKS para se të fillojë ndonjë veprim i mëtejshëm, ka thënë ekziston një pikëpamje që Sërbia ka dhe e cila është në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit, dhe kjo nënkupton formimin e BKS para se të fillojë ndonjë veprim i mëtejshëm, ka thënë koordinatori i Konventës Kombëtare në BE për kapitullin e 35, Dragisha Mijaçiq, transmeton Juronjuz.
"Nga ana tjetër kemi kërkesa që vijnë nga Kosova, qe BKS mund të formohet vetëm kur Sërbia të pranojë formalisht pavarësinë e Kosovës dhe kjo është përsëritur shumë herë nga ana e Albin Kurtit", ka thënë Mijaçiq.
Ky i fundit ka kujtuar se kërkesa për formimin e BKS është kërkesë për kthimin e sërbëve në institucione.
"Tani egziston një tjetër kërkesë e cila është fort komplekse dhe shumë e rëndë dhe kjo është kthimi i sërbëve nëpër institucione. Nëse duhet kthimi i sërbëve në institucione, nevojitet formimi i BKS e mandej, mund të dëgjojmë deklarata nga përfaqësues diplomatikë të ndryshëm mbi të gjitha prej atyre që i përkasin BE dhe SHBA, por edhe të tjerë, që formimi i BKS është detyrim të cilën Prishtina e ka ndërmarrë dhe që duhet ta përmbushë në formimin e saj", ka thënë Mijaçiq.
0 komentet