Mijaçiq i porositi Borelit: Nuk është mirë ta nisësh Vitin e Ri me deklarata të rreme

Dragiša Mijačić
Burim: Kosovo online

Koordinatori i grupit punues të Konventës Kombëtare të Bashkimit Evropian për kapitullin 35, Dragisha Mijaçiq, ka thënë se shtetasve serbë që banojnë në Kosovë janë të privuar nga qasja e lirë në zonën Shengen.

Kështu i është përgjigjur Miijaçiq në rrjetin social “X” postimit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Zhozep Borel, i cili më herët ka theksuar se “i gjithë Ballkani Perëndimor është i lidhur me zonën Shengen përmes liberalizimit të vizave”.

Mijaçiq i porositi Borelit se nuk është mirë të hysh në Vitin e Ri me deklarata të rreme.

“I gjithë Ballkani Perëndimor…epo, nuk është mirë ta nisësh Vitin e Ri me deklarata të rreme, sepse qytetarëve të Republikës së Serbisë që banojnë në Kosovë u është hequr qasja e lirë në zonën Shengen. Këtë duhet ta dijë shumë mirë Zhozep Borel, po ashtu edhe Miroslav Lajçak”, tha Mijaçiq.