Qytetarët me pasaporta të lëshuara nga Administrata Koordinuese e MPB-së së Republikës së Serbisë ende pa liberalizim të vizave

Pasoši
Burim: Lajmi

Liberalizimi i vizave ka hyrë në fuqi sot për qytetarët e Kosovës, por nuk vlen për poseduesit e pasaportave të lëshuara nga Departamenti i Koordinimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë. Nga Brukseli konfirmojnë për Kosovën online se Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së duhet të bien dakord për një vendim të tillë dhe shtojnë se procedura është në vazhdim e sipër.

Komisioni Evropian paraprakisht ka paraqitur një propozim për heqjen e vizave për qytetarët që kanë pasaporta të lëshuara nga Administrata Koordinuese e MPB-së së RS, por procedura është ende në vazhdim.

Domethënë, bëhet fjalë për bashkëvendim, gjegjësisht vendim duhet të kalojë edhe nga Këshilli i BE-së edhe nga Parlamenti Evropian. Siç mëson Kosovo online, në Bruksel propozimi duhet të shqyrtohet në nivel pune dhe politik në Grupin Punues të Këshillit të BE-së për Ballkanin Perëndimor në fillim të janarit.

Kur aty merr miratimin, propozimi i dërgohet Grupit të Punës për Vizat dhe më pas konfirmohet në Parlamentin Europian. Hapi i fundit në këtë proces është miratimi në takimin ministror.

Qeveria e Kosovës më herët ka deklaruar se është e shqetësuar për propozimin e Komisionit Evropian për anulimin e vizave për mbajtësit e pasaportave serbe, të cilët jetojnë në territorin e Kosovës, dhe ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që ta rishqyrtojë atë propozim.