Mijaçiq: Kjo është situata më e komplikuar në Kosovë qysh pas vitit 1999
Koordinatori i Konventës Kombëtare për BE për kapitullin e 35 Dragisha Mijaçiq ka thënë sot se momentalisht në Kosovë është situata më e komplikuar qysh pas vitit 1999, transmeton Indeksonlajn.
Mijaçiq për Tanjug ka thënë se situata është veçanërisht e komplikuar në veri ku shumë forca speciale policore po kryejnë arrestime.
“Kemi mjaft shembuj të keqtrajtimeve tek popullsia vendore, më herët kemi pasur situata ku fëmijët janë sulmuar si pjesa më e ndjeshme e shoqërisë, kështu që mund të themi se në këtë moment, situata aktuale në veri të Kosovës është fort komplekse edhe pas shumë viteve nga lufta në Kosovë në vitin 1999, kjo është situata më e komplikuar që ka ndodhur në K&M” tha ai.
Mijaçiq beson se nuk mund të thuhet se nuk ka asnjë reagim nga Uashingtoni dhe Brukseli, duke qenë se aktivitetet diplomatike janë fort intensive, se egziston dhe paketë masash që targeton qeverinë kosovare për të përmbushur planin trepikësh për deeskalim të situatës në veri të Kosovës e cila, siç thekson ai, situata dhe rrethanat me të cilat qeveria kosovare kurrë nuk ka ndeshur.
Ai shton se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tregon rezistencë ndaj vendimeve të tilla nga Perëndimi dhe se lind pyetja se deri kur nuk mund t’a zbatojë atë që i kërkohet qartë nga partnerët ndërkombëtarë. Ai thekson se është e nevojshme që presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurti, të shprehen pozitivisht për takimin me përfaqësuesin e lartë të BE Zhozef Borelli pasi Vuçiq dhe Kurti patjetër duhet të takohen.
Mijaçiq thotë se egzistojnë veçse zgjidhje politike për zgjidhjen e të tilla problemeve dhe jo policore. Ai beson se në këtë moment zgjedhjet e parakohshme në Kosovë nuk janë çështje kaq të rëndësishme sepse organizimi i tyre do të zgjaste shumë të paktën gjashtë muaj deri në organizimin e fushatës zgjedhore dhe formimin e qeverisë së re e në veri të Kosovës nuk ka hapësirë që në këto gjashtë muaj në të tilla kushte të ruhet paqja.
“Më e rëndësishme është pranimi i tre pikave për de-eskalimin e situatës të cilën e paraqiti Komisioni Europian të miratuar nga të gjitha vendet anëtare të BE, SHBA, Britania e Madhe dhe pas vënies nën kontroll të kësaj krize, të mund të organizohen zgjedhje të parakohshme në Kosovë në një tjetër atmosferë”, përmbylli ai.
komentet