Mijaçiq rreth arrestimit në Mitrovicën e Veriut: Dihej taktika e Kurtit, dëshiron të provokojë trazira

Dragiša Mijačić
Burim: Medija centar

Koordinatori i Konventës Kombëtare për Bashkimin Europian Dragisha Mijaçiq ka thënë se Albin Kurti qëllimshëm ka dërguar forcat speciale në Mitrovicën e Veriut ku sot u arrestua edhe një tjetër sërb me qëllim që të shkaktojë trazira dhe humbje jetësh.

Mijaçiq në Tviter ka komentuar ngjarjet e turbullta të sotshmet në veri të Kosovës, kur Kurti pas takimit me ambasadorët e Pesëshes, në vend që të pranonte kërkesat për de-eskalimin e situatës me tërheqjen e policisë kosovare dhe të kryekomunarëve ilegjitim shqiptarë, vijoi me aksione të dhunshme.

"Pas disa momenteve të prezantimit të planit të tij prej pesë pikash për zgjidhjen e situatës në veri, Kurti dërgoi forcat speciale në qendër të Mitrovicës së Veriut për të ndërmarrë arrestime gjithçka me shpresën e shkaktimit të trazirave dhe humbjeve të jetëve të njerëzve. Taktikë e ditur kjo, mirë është që nuk u shkua drejt konfliktit” ka thënë Mijaçiq.