Mijaçiq: Në sportelet e postës dhe Kursimeve Postare nuk mund të tërhiqen më dinarë

Mbarimi i periudhës tranzitore për zbatimin e Rregullores së Bankës Qëndrore të Kosovës, e cila heq përdorimin e dinarit, çoi që në degët e Kursimeve Postare dhe në bankomatët e saj ashtu sikurse dhe nëpër sportele e Postës së Sërbisë në Kosovë, dinari nuk do të mund të tërhiqet. Transaksione të tilla nuk do të kryhen më, tha për Kosovo Onlajn Dragisha Mijaçiq, Koordinator i Grupit të punës së konventës nacionale të BE për Kapitullin 35.
Ai thotë se përdorimi i dinarëve u hoq më 1 shkurt dhe se periudha e tranzicionit tre mujor i referohej kryesisht periudhës së tolerimit të punës së disa institucioneve financiare sikurse Kursimet Postare dhe filialeve të saja në veri ose për përdorimin e dinarëve në objektet e shitjeve me pakicë. Vë në dukje se vendimi rreth periudhës tranzitore është marrë në mënyrë mjaft jotransparente, si dhe vendimi rreth shfuqizimit eventual të tij.
“Ne nuk e dimë nëse Qeveria e Kosovës do të nisë me disa masa represive dhe nëse varet nga Qeveria apo nga BQK dhe çfarë masash represive do të zbatoheshin ndaj subjekteve të caktuara. Ajo çka dimë është se Kursimet Postare institucion financiar i lidhur me Bankën Popullore të Sërbisë, ndaloi transaksionet në kesh. Me fjalë të tjera, nuk mund të shkoni më në Kursimet Postare dhe të tërhiqni 5000 dinarët që mund t'i tërhiqnit deri në javën e kaluar. Nuk mund të kryeni ndonjë transaksion tjetër financiar në atë nivel, por puna në objektet e shitjeve me pakicë dhe marrja e parave në ato dyqane ende tolerohet. Kjo nuk është e lehtë të ndalet, ky transaksion kryhet ndërmjet qytetarëve dhe shitësve dhe nevojitet mekanizëm i madh represiv i inspektorëve që mund të heqin përdorimin e dinarëve në këtë mënyrë”, thotë Mijaçiq.
Siç vlerëson, Rregullorja e BQK për dinarin tregoi problem të madh në kuptimin që populli sërb, por dhe popujt e tjerë që janë të lidhur me dinarin, janë shumë të lidhur me paratë kesh.
“Jetojmë në shekullin e XXI dhe keni mundësinë e pagesave të ndryshme jo në kesh përmes kartave apo aplikacioneve celulare, në mënyrë të ndryshme mund të paguani faturat, por tek ne njerëzve u pëlqen të kenë para kesh. Për njerëz të caktuar veçanërisht për popullatën e moshuar, kjo do të thoshte se ata mund të tërhiqnin ato 5000 dinarë dhe sigurisht që nuk do të jetë e thjeshtë për ta të shkojnë në vendkalimin e parë dhe të tërheqin para nga bankomati. Nga ana tjetër, shumë do të përfitonin nga kjo për të shkuar në Sërbinë qëndrore të blenin produkte që nuk mund të hyjnë në Kosovë me çmim dukshëm më të lirë dhe të tërheqin të hollat e tyre, t'i konvertojnë në euro dhe me ato euro të kthehen në Kosovë", bën të ditur Mijaçiq.
Pasojë tjetër negative e Rregullores së BQK, ai bën të ditur faktin se qarkullimi në objektet e shitjeve me pakicë në zonat sërbe, ku kjo reflektohet në funksionimin e mëtejshëm të tyre, prej të cilës varen edhe pagat e të punësuarve në këto firma.
“Ka shumë dimensione rreth këtij problemi dhe zgjidhja duhet gjetur, ndërsa a duhet që zgjidhja të gjendet në Bruksel apo në adaptueshmërinë e popullit që duhet të gjejnë mënyra për të menaxhuar këtë situatë, këtë do t’a shikojmë. E lehtë t’a kërkosh në këtë anë tjetër, sepse në Bruksel vështirë se do të shkohet tek zgjidhja. Populli do t’a gjejë në një mënyrë, do të ketë shumë njerëz që do të kenë shumë probleme në këtë çështje, por edhe ata që nuk do t’a ndjejnë kaq shumë”, thotë bashkëbiseduesi ynë.
Tek zgjidhja e shpejtë në Bruksel, ai nuk beson për rjedhojë të rrethanave politike.
“Ndoshta do të ketë zgjidhje në ndonjë periudhë të ardhshme, por rrethanat politike tani nuk janë të tilla. Kemi dy aspekte të këtij problemi-në nivelin teknik ai mund t’a zgjidhë lehtë, ndërsa në tjetrin, në nivelin politik, nevojitet vullnet politik. Tani po kalojmë më shumë në fazën e konfrontimit dhe nuk do të sjellë lëshime të cilat janë të domosdoshme që kjo çështje të zgjidhet”, konkludoi Mijaçiq.
komentet