Stojkoviq: Për pensionistët do të jetë edhe më e vështirë me kalimin e periudhës tranzitore për zbatimin e vendimit rreth dinarit
Në periudhën tranzitore prej hyrjes në fuqi të vendimit johuman dhe të paarsyeshëm të Bankës Qëndrore të Kosovës për dinarin, është e qartë se nuk është e mundur të shkohet deri tek marrëveshja dhe zgjidhja dhe më duket se dështoi në masë të madhe nga bashkësia ndërkombëtare, e cila nuk kishte mirëkuptim për komunitetin sërb në Kosovë, thotë për Kosovo Onlajn Vesko Stojkoviq, kryetar i Shoqatës së Pensionistëve në Graçanicë.
Ai bën të ditur se në Shoqatë janë denoncuar shumë raste ku në dyqane nuk mund të paguhet me dinarë, por probleme ka edhe me pagesën e rehabilitimit të banjës apo pushimeve të pensionistëve.
"Erdhëm në situatën që nuk mund t'i shlyejmë detyrimet tona. Do t'i zgjidhim, por jemi vonë, për të mos folur rreth furnizimit ditor, blerjen e barnave dhe gjëra të tjera. Shpresojmë në zgjidhjen e dinarit por shpresat tona janë duke u pakësuar pikërisht për shkak të marrëveshjes së heshtur të bashkësisë ndërkombëtare”, thekson Stojkoviq.
Sikurse shton, bashkësia ndërkombëtare ka mundur ta shtyjë zbatimin e vendimit të BQK dhe administratës në Prishtinë për një periudhë të arsyeshme, por kush e di se sa herë do shtyhet.
“Vetëm me shpalljen e vendimit të BQK, pensionistët erdhën në situatën ku nuk mund të mbijetojnë dhe të sigurojnë veten me ushqime dhe barna elementare, ndërsa tani kur vendimi ka marrë formë të prerë, situata do të përkeqësohet edhe më shumë. Ne vazhdojmë të marrim pensione në dinarë dhe e gjithë kjo kërkon përpjekje shtesë dhe krijon probleme të pabesueshme me të cilat përballen pensionistët”, thotë Stojkoviq.
Pensionistët, thotë ai, nuk kanë dashur por duhet të mësohen me rrethanat e reja, por zakoni, nënvizon ai, nuk do të thotë të pajtohen me të gjitha këto.
"Pasiguria mbetet e pranishme. Me heqjen e dinarit, lind pyetja, a do të jetë e mundur liria e lëvizjes dhe liria e organizimit? Jeta duhet të vazhdojë, ne duhet të menaxhojmë, por është vërtet e pashpresë në çdo mënyrë nëse këto tendenca vazhdojnë. si dhe miratimin e heshtur të të gjitha veprimeve të administratës kosovare nga bashkësia ndërkombëtare”, thotë Stojkoviq.
0 komentet