Mijaçiq: Nuk besoj në shtrirje të madhe të seancës së KS të KB, dialogu mbi gjithçka të zhvillohet në Bruksel

Dragiša Mijačić
Burim: Kosovo Online

Koordinatori i Konventës Kombëtare të BE për kapitullin 35, Dragisha Mijaçiq, vlerësoi se në seancën e mbrëmshme të rregullt të Këshillit të Sigurimit të KB rreth situatës në Kosovë, u dëgjuan mesazhe të cilat ishin të pritshme dhe ka thënë se nuk beson në shtrirjen e saj të madhe. Siç bën të ditur ai, dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës kryesisht të zhvillohet në Bruksel.

“Nga njëra anë Ana Bërnabiq dhe në anën tjetër Vjosa Osmani, kanë paraqitur argumentet e tyre lidhur me situatën në veri, mbi të gjitha, por edhe në përgjithësi situatën rreth dialogut. Diku në këtë kontekst duhet të vëzhgohet dhe seanca e djeshme ku janë shumë pretendime si nga njëra anë dhe nga tjetra” ka thënë Mijaçiq për Kosovo Onlajn. .

Ky i fundit shton se beson se prezantimet në KS të KB nuk do të japin rezultat, sepse dialogu kryesisht zhvillohet në Bruksel.

“Sigurisht që është e rëndësishme dhe interesante të shikohet se egziston vëmendje e madhe botërore rreth problemeve të cilat ndodhin në dialog dhe se shumë vende, përfshirë ato afrikane, janë mjaft mirëinformuara me atë që po ndodh në dialog”, thotë bashkëbiseduesi ynë.

Duke komentuar atë çfarë Osmani në seancë në Nju Jork përafërsisht ashtu sikurse në verë kur ishte në Parlamentin Europian në Strazburg, i’u drejtua sërbëve duke thënë se Kosova është "atdheu i tyre po aq sa i saj" dhe se përse zgjodhi pikërisht këtë foltore për të tilla mesazhe, Mijaçiq thotë se mund të tingëllojnë kështu, por në praktikë dhe në terren gjërat dëshmohen ndryshe. 

“Vjosa Osmani vërtet ka thënë se Kosova është si tokë sërbe si tokë shqiptare, ajo këtu deri diku ka të drejtë sepse sipas Kushtetutës së Kosovës, Kosova është shtet i të gjithë qytetarëve të saj, para së gjithash vend qytetar. Megjithatë në thelb kjo nuk është kështu, duke pasur parasysh faktin se egziston politika shumë diskriminuese mbi të gjitha të lidhura me implementimin e atyre pjesëve të ligjit që kanë të bëjnë me komunitetin sërb, prej përdorimit të gjuhës, multietniciteti në polici deri tek veprimet antikushtetuese në veri të Kosovës, shpronësimit i cili është problem i madh. Ka shumë probleme, ku me të gjitha panelet tregon se Kosova, sipas sjelljes së zyrtarëve kosovarë, mbi të gjitha është vend shqiptar dhe jo vend i të gjithë qytetarëve të saj. Dhe këtë nuk e ka thënë diku në prezantimin e saj Osmani” thotë Mijaçiq.

Ky i fundit disa pjesë të fjalimit të kryetares së qeverisë së Sërbisë Ana Bërnabiq në seancën e KS të KB, i ka vlerësuar si “emotive”. 

“Kryeministrja Ana Bërnabiq ishte pothuajse emotive në disa pjesë të fjalimit të vet. Përcolli një mesazh, por qëndrimet e të gjitha fuqive botërore, mbi të gjitha të vendeve që marrin pjesë vazhdimisht në punën e KS janë të qarta, kështu që nuk shikoj se kjo do të ndryshojë diçka në qëndrimet e tyre, apo në politikat e mëtejshme, pa marrë parasysh se çfarë kanë thënë si Bërnabiq dhe Osmani. Thjesht, si njëra dhe tjetra paraqitën argumentet e tyre, aq sa do të dëgjohen në metropolet botërorë mbetet për t'u parë, por unë sinqerisht nuk besoj në shtrirjen e madhe të këtij sesioni” përmbylli Mijaçiq.