Mijaçiq: Nuk është çudi që Marrëveshja e Ohrit u bë pjesë e Kapitullit 35
Koordinatori i Konventës Kombëtare për Kapitullin 35, Dragisha Mijaçiq, tha për Kosovo online se nuk është çudi që Marrëveshja e Ohrit u bë pjesë e Kapitullit 35.
“Vendimi për përfshirjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe më parë të Brukselit, e ashtuquajtura marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në kapitullin 35 të negociatave është përcaktuar nga vetë Marrëveshja e Ohrit. Kjo është dashur të zbatohet menjëherë pas pranimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe kjo ka ndodhur vitin e kaluar më 18 mars, kështu që nuk është çudi që u bë obligim formal i Serbisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha Mijaçiq
Ai shtoi se me të vërtetë nuk duhet të habisë askënd pse ndodhi.
“Në fund të fundit, Serbia vetë mori përsipër zbatimin e Marrëveshjes, prandaj ky obligim brenda kapitullit 35, prandaj aty thotë se do të zbatohet ajo që është zotuar presidenti”, përfundoi Mijaçiq.
0 komentet