Mijaçiq: Vendimi për ndalimin e importeve të mallrave nga Sërbia, do të krijojë probleme të tjera politike dhe të sigurisë

Dragiša Mijačić
Burim: Kosovo Online

Koordinatori i Konventës Kombëtare për kapitullin 35 të BE Dragisha Mijaçiq beson se vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndalimin e importit të mallrave nga Sërbia është jo transparent dhe jo demokratik, si dhe është kundër interesit të ekonomisë kosovare, si dhe krijon mosbesim tek komuniteti sërb duke shtuar se kjo krijon probleme shtesë të politikës dhe sigurisë veçanërisht në veri.

Mijaçiq në Tuiter deklaron se ky vendim është në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit, e më pas në kundërshtim me marrëveshjen CEFTA dhe marrëveshjen për krijimin e tregut të përbashkët rajonal, si dhe nuk është në përputhje me principet e normalizimit mes Kosovës e Sërbisë.

"Ky vendim është përkundër këshillave të marra nga BE dhe vendeve të Pesëshes. Megjithatë ky vendim zbulon në mënyrë të përkryer karakterin destruktiv të stilit drejtues të Kurtit-'krijoni probleme kudo ku është e mundur" shkruan Mijaçiq.

Ky i fundit kujton se më 14 qershor Qeveria e Kosovës, si rezultat i arrestimit të policëve kosovarë në Sërbi, mori vendimin të ndalojë hyrjen e kamionëve sërb me mallra sërbe. Ai u shpreh se ky vendim u zbatua në të gjitha pikat hyrëse ku Mijaçiq thotë se për këtë nuk ka prova që ky vendim përgjithësisht egziston.

Mijaçiq shprehet se ky vendim asnjëherë nuk është publikuar në uebsajtin e Qeverisë së Kosovës, as në media.

"Qeveria e Kosovës me të vërtetë mbajti takim elektronik më 14 qershor, por nga procesverbali është e qartë kanë diskutuar apo vendosur për ndalimin e mallrave nga Sërbia. Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i punëve të brendshme Xhelal Sveçla speguan se ishte 'vendim verbal', kështu që nuk egziston asnjë dokument i shkruar politik. Kjo përshkruan në mënyrë të përsosur modus operandi në 'vendin më demokratik të Ballkanit Perëndimor'", thotë Mijaçiq.

Në qarqet diplomatike, shton ai, autoritetet kosovare e arsyetojnë këtë vendim të njëanshëm dhe të pakoordinuar me shqetësime për sigurinë dhe kërcënime që vijnë nga Sërbia, duke arsyetuar frikën se kamionët sërbë, do t'u sjellin sërbëve të Kosovës armë.

Mijaçiq thekson se këto shqetësime nuk mbështeten me asnjë provë dhe tregon se nuk ka informacion publik për konfiskimin e kamionëve sërbë me armë kontrabandë.

Veç kësaj, siç shton ai, armët mund të kontrabandohen në kamionë me targa nga vende të tjera.

“Një gjë është e qartë, se kjo është është një lëvizje tjetër e njëanshme e Qeverisë së Kosovës ndaj normalizimit me Sërbinë” thekson ai dhe shton se është e çuditshme që Qeveria e Kosovës në një moment (sërish verbalisht) vendosi të lejojë kalimin e kamionëve me targa sërbe që transportojnë mallra të huaja.

Ai thekson se kjo spegon se natyra e këtyre vendimeve “verbale” të Qeverisë së Kosovës nuk ka lidhje me kontrabandën e armëve dhe ndalimin e importit nga Sërbia.

Mijaçiq thekson se Albin Kurti dhe Vetëvendosja kanë një histori të gjatë të luftës kundër importit të mallrave nga Sërbia dhe në këtë kuptim, thotë se në vitin 2016 mbështetësit e Vetëvendosjes kanë përmbysur disa kamionë me mallra sërbe në autostradë.

Veç kësaj, shton ai, qeveria e parë Kurti ra në mars të vitit 2020, ndër të tjera për shkak të refuzimit të tij për të hequr tarifat 100% ndaj mallrave sërbe.

"Vendimi verbal për ndalimin e importit të mallrave sërbe, është kundër marrëveshjeve së Brukselit dhe CEFTA dhe principeve të Tregut të Përbashkët Rajonal. Ky akt i njëanshëm sigurisht që nuk kontribuon në procesin e normalizimit me Sërbinë dhe thellon edhe më tej keqkuptimet me Perëndimin. Ajo që është me rëndësi, është se vendimi verbal krijon probleme për ekonominë kosovare dhe do të kontribuojë në shtimin e inflacionit, i cili tashmë është i lartë” thotë ai.

Mijaçiq kujton se Kosova kryesisht importon nga Sërbia drithëra, pije, sheqer dhe ushqim për kafshët të cilat janë të lira në raport me prodhimet e vendeve të tjera.

Nuk ka arsye të besohet sipas fjalëve të tij, që vendimi aktual verbal i Qeverisë së Kosovës për ndalimin e importeve të mallrave nga Sërbia nuk ka efekte negative.

"Agjencia Kosovare e Statistikave (ASK) vlerësoi inflacionin në masën 10,1% në katërmujorin e parë të vitit 2023. Ndalimi i mallrave sërbe do të shtojë rritjen e inflacionit deri në fund të vitit" thotë ai.

Sipas të dhënave nga ASK për qershorin e këtij viti, importet nga Sërbia ishin vetëm 13,255 milionë euro, pra më pak se 61% e të njëjtës përiudhë të vitit të kaluar apo 52% më pak se e majit të këtij viti.

Importi nga Sërbia gjithashtu është pakësuar për 21% më pak se me qershorin e vitit të kaluar dhe 33% në raport me majin e vitit 2022.

Shifrat sigurisht që do të vazhdojnë të bien në korrik dhe gusht, thotë Mijaçiq dhe shton se kjo do të ketë pasoja të mëtejshme negative për ekonominë kosovare përfshirë edhe humbjen e vendeve të punës.

“Ironia është më e madhe me faktin se Albin Kurti erdhi në pushtet duke premtuar më shumë vende pune, por veprimet e tij shkaktojnë të kundërtën”, thekson Mijaçiq.

Siç thekson ky i fundit, segment tjetër i rëndësishëm i vendimit verbal, është edhe thellimi i mosbesimit mes Qeverisë së Kosovës dhe komunitetit sërb në Kosovë, çka do të ndikojë negativisht në çështjet e mëtejshme politike dhe të sigurisë, pjesëmarrjen politike, integrimin social dhe ekonomik.

Sërbët e Kosovës konsumojnë kryesisht produktet sërbe, shton ai, dhe tregon se janë prekur shumë nga ky vendim.

Siç shton ai, ndalimi ka ndikuar tashmë në mungesën e produkteve të qumështit nëpër dyqane dhe në inflacionin e lartë të të gjitha produkteve të tjera.

Ndalimi i tregtisë gjithashtu, thotë ai, tërheqin kontrabandistët të përfitojnë para të tjera gjë që rrit gjasat e luftës së tyre me policinë apo t’a korruptojnë atë.

“Në çdo rast, kjo do të krijojë probleme shtesë politike dhe të sigurisë, veçanërisht në veri”, thotë Mijaçiq.

Siç tha ky i fundit, kur Kurti erdhi në pushtet, një diplomat i huaj tentoi t’a bindë se Kurti mëson shpejt për të kuptuar menjëherë rëndësinë e procesit të dialogut dhe për të bërë ndryshim të rëndësishëm në bashkëjetesën paqësore të shqiptarëve dhe sërbëve në Kosovë.

Përgjigjja e tij ishte, thotë ai, se ata nuk mund dhe nuk duhet të jenë peng i aftësive njohëse të Kurtit për të mësuar sesa të ndjeshme janë marrëdhëniet mes dy komuniteteve dhe sa të rëndësishme janë instrumentet që kanë ruajtur paqen në dy dekadat e fundit.

“Duke parë më mbrapa, pas këtyre tre viteve edhe diplomati i huaj me të cilin fola, e kuptoi se Kurti nuk kishte mësuar asgjë dhe të gjithë arritëm në pikën që duhet të zbatohen sanksione ndaj qeverisë së tij për t’a sjellë në vete. Deri më tani pa ndonjë rezultat. E trishtë por e vërtetë” përmbyll Mijaçiq.