Milenkoviq: Rritja e votave të PDK është për shkak se ata njihen si partneri më i mirë potencial i administratës së re amerikane

Burim: Kosovo Online
Marko Milenkoviq nga OJQ-ja “Nisma e Re Sociale” tha për Kosovo online se rritja e votave për Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të mbajtura është e dukshme dhe se kjo mund të interpretohet si një zhvendosje e një numri të caktuar votash nga Vetëvendosja te PDK-ja, në radhë të parë nga ai grup votuesish që janë të përkushtuar ndaj vlerave evropiane dhe atyre të integrimit ndërkombëtar.
“Marrëdhëniet me bashkësinë ndërkombëtare janë diçka për të cilën Kurti është kritikuar më së shumti dhe duket se PDK-ja po pozicionohet në vendin e parë atje dhe se ata shihen ndoshta si partneri më i mirë potencial për administratën e re amerikane. Mendoj se takimet që kreu i PDK-së që ka pasur në periudhën paraprake me administratën e re amerikane kanë kontribuar që elektorati të votoj për ta dhe në rritjen e elektoratit të tyre”, tha Milenkoviq.
PDK-ja, thotë ai, është partia opozitare me më së shumti votues që do të ketë mundësi të formojë qeverinë dhe të udhëheqë një qeveri të re me partitë tjera opozitare, përfshirë Listën Serbe, por kjo mbetet për t'u parë.
komentet