Miliq: Çështja është nëse Osmani do të shikohet si më objektivja për ndërmjetësim mes partive

Dimitrije Milić
Burim: Kosovo Online

Drejtori programues i organizatës “Rruga e tretë e re” Dimitrije Miliq thotë se presidentja e Kosovës Vjosa Osmani mund të ndihmojë në zgjidhjen e krizës politike në Prishtinë por që çështja është nëse për këtë do të ketë forcën politike dhe nëse do të perceptohet si më objektivja për ndërmjetësim mes fraksioneve politike të përfshira.

Miliq bën të ditur se sipas anketimeve të opinionit publik, Osmani është një nga figurat më popullore në Kosovë, çka sikurse thekson, ndodh shpesh në sistemet politike ku pozicioni i presidentit ka dukshmëri relativisht të lartë, por nuk ka kompetenca të shumta dhe nuk zbaton politika kontraverse që përgjithësisht zbatohen nga qeveritë.

“Osmani ka legjitimitet të caktuar politik dhe nëse do të ketë forcë politike dhe nëse do të perceptohet si më objektivja për ndërmjetësim me qëllim formimin e qeverisë, kjo është çështje tjetër, sepse tek njëra janë kompetencat që nënkuptojnë pozicione, ndërsa tek tjetra është që ato mbartin peshë politike” thotë Miliq për Kosovo onlajn. 

Sikurse vlerësohet, Osmani definitivisht ka mbështetje solide perëndimore si amerikane dhe europiane tek veprimtaria e saj, çka mund të shikohet dhe tek vizitat jashtë shtetit.

“Në rastin e fundit ka qenë për vizitë tek presidenti finlandez Aleksandër Stub, kështu që supozoj se aktorët perëndimorë kanë lloj të caktuar besimi se Osmani mund të ndihmojë në zgjidhjen e këtyre krizave politike, por problemi është më i gjerë se kaq, kështu që mundësitë e saja do të jenë të kufizuara në raport me gatishmëritë personale dhe perceptimin e aktorëve politikë në Kosovë, a është ajo tërësisht objektive dhe nëse mund të jetë një lloj ndërmjetësuese mes fraksioneve politike që janë të përfshira” ka thënë Miliq. 

Kjo sikurse thotë, nuk është hera e parë që në jetën politike kosovare egziston një lloj raporti kompleks për formimin e qeverisë dhe një lloj politike makjaveliste dhe se në këtë skenë politike kosovare, nuk është tërësisht autentike sepse kjo është shfaqje më e gjerë kur në parlament shprehet mbështetja që është diçka më e shpërndarë dhe ku nuk egziston shumica absolute e një opsioni politik.

“Do të thoja se ajo më shumë mund të jetë më e dobishme sesa e dëmshme, por çështja është që në cilin nivel shkojnë kapacitetet e saja” tha Miliq.