Miliqeviq: Për punën e kryer në Raçak, Uoker përfitoi të holla dhe monument

 Ðorđe Milićević
Burim: danas

Ministri pa portofol që merret me aktivitetet koordinuese në sferën e marrëdhënieve me diasporën Gjorgje Miliqeviq ka thënë se pas 24 vitesh nga ngjarja e Raçakut ku siç tha ai ka qenë e inskenuar, kryeministri i Kosovës Albin Kurti përmes akuzave të pabaza dhe të hedhura poshtë prej tribunalit të Hagës, po tenton të ushtrojë presion ndaj sërbëve që të braktisin vatrat e tyre shekullore, transmeton RTV.

 

"Qëllimi i rastit Raçak ka qenë pavarësia e Kosovës ku dhe vetë Uoker e ka thënë se Kosova nuk do të ishte shteti i ri në zemër të Europës nëse nuk do të kishte ndodhur masakra e Raçakut, veçse ka harruar se ky shtet i ri nuk njihet nga pjesa më e madhe e botës dhe asnjëherë nuk do të ketë statusin e një anëtari me të drejta të plota", thekson Miliqeviq. Sipas tij, Uoker për “punën e kryer” në Raçak përfitoi të holla si dhe një monument për të. "Thjesht ai dhe Kurti nuk e kanë të qartë se e vërteta del gjithmonë në shesh dhe mundet që për këtë të ndjekin dokumentarin Dosja Kosova-Raçak, dhe ndoshta këtë herë ai do të shkruajë të vërtetën në kujtimet e tij të sponsorizuara prej Kurtit” ka thënë Miliqeviq.

Siç theksoi ky i fundit, Kurti duhet të merret me përmbushjen e detyrimeve që rjedhin prej zbatimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.

"Do të jetë veprim i mençur prej Kurtit që të zbardhë përmbushjen e detyrimeve që rjedhin nga zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, sesa të jetojë me të kaluarën duke menduar se inskenimi i një gënjeshtre sërish do të shitet si e vërtetë", ka thënë Miliqeviq.

Me rastin e deklaratave të Kurtit se Prokuroria ka firmosur shpalljen në kërkim të 18 sërbëve, Miliqeviq ka thënë se kryeministri kosovar tenton të ushtrojë presion ndaj sërbëve të Kosovës.

"Sot edhe pas 24 vitesh, vërrejmë vazhdimësi të tentativave për falsifikim të fakteve dhe shtrembërim të së vërtetës, nuk mjafton padrejtësia që Uoker i bëri popullit sërb, duke e gjykuar si masakër veprimin legjitim antiterrorist kundër pjesëtarëve të UÇK, por tani Kurti me disa aktakuza të pabaza për një rast që vetë Tribunali i Hagës e refuzoi e cila nuk mund të thuhet se ka qenë dashamirës karshi sërbëve, po përpiqet të bëjë presion mbi këta të fundit për t'i frikësuar dhe larguar nga vatrat e tyre shekullore” ka thënë Miliqeviq.