Miliqeviq: Kurti përmes ndihmës së Kuintës dhe një pjese të bashkësisë ndërkombëtare, dëshironte të ushtronte presion mbi Sërbinë

Đorđe Milićević
Burim: Pink

Ministri pa portofol në qeverinë e Sërbisë Gjorgje Miliqeviq ka theksuar se synimi i kryeministrit kosovar Albin Kurti, ishte që përmes ndihmës së një pjese të mirë të bashkësisë ndërkombëtare dhe të Kuintës, të ushtronte presion ndaj Sërbisë ku kjo e fundit të dorëzohej para Kosovës, transmeton Pink.

Miliqeviq ka deklaruar se kriza në Kosovë u ezaurua në fund të dhjetorit, falë dokumentit të cilën e nënshkruan BE dhe SHBA me garancinë për të ruajtur paqen.

"Incidentet do të ishin burim i konfliktit ku në mënyrë konkrete sërbët do t'i përcaktonin si militantë, si dikë që nuk është qytetar besnik i shoqërisë dhe e gjithë kjo, do të shërbente si arsye për spastrimin etnik të tyre nga hapësira e veriut të Kosovës", ka thënë Miliqeviq.

Ky i fundit deklaron se bashkësia ndërkombëtare, nuk kërkonte të shikonte një retrospektivë të ndodhur në periudha të kahershme.

"Nëse shikojmë një periudhë më të afërt duke filluar me lirinë e lëvizjes, dokumentet personale, e më pas rirregjistrimin e automjeteve, para këtyre sërbët nuk lejoheshin të shprehnin vullnetin e tyre përmes referendumit dhe as përmes zgjedhjeve dhe pastaj kur egzistojnë incidente, nuk mund të bësh hapa para, vazhdimisht kthehesh pas për të shuar disa vatra zjarri“, thotë Miliqeviq.

Analisti Branko Radun shprehet se "qeveria kosovare me në krye Kurtin, çdo javë shkakton kriza të reja".

“Si njeri, Kurti e ka treguar veten që është kërcënimi më i madh i paqes dhe stabilitetit jo vetëm këtu, por mbarë Ballkanin“, thotë Radun.

Siç thotë ky i fundit, qeveria e Prishtinës dhe perëndimi nuk goditi në shenjë me daljen sërbëve nga institucionet e Kosovës, por bllokimi i rrugëve shkaktoi reaksion tek ta.

Ai shtoi se javën që shkoi aktiviteti diplomatik ishte jashtëzakonisht i madh çka Sërbia punoi për këtë me qëllim shtytjen drejt deeskalimit të situates, si dhe Bashkësinë e Komunave Sërbe.