Milliq: E mundshme shkrirja e ngadaltë e dialogut deri në maj, për Prishtinën më problematikja ngelet BKS
Politikologu Dimitrije Milliq beson se pas takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Shkup ndonëse ky tubim kryesisht kishte lidhje për ekonominë dhe përafërsinë e Ballkanit Perëndimor me BE, mund të shkohet deri në shkrirje të butë tek dialogu me shumë mundësi deri në maj të këtij viti duke qenë se, siç vlerëson ai, një pjesë e caktuar e kapaciteteve diplomatike të BE, do të orjentohen tek kjo ide.
Milliq vlerëson se kanë qenë jashtëzakonisht të rëndësishme për çështjen e normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës bisedimet me përfaqësuesit e SHBA dhe BE të mbajtura në margjinat e takimit zyrtar të liderëve rajonalë në Shkup.
“Takimi i‘u kushtua temave ekonomike dhe çështjes se si shtetet e Ballkanit Perëndimor mund të kenë ritme më të larta rritjeje dhe rritjen e ekonomisë së tyre nën ndihmën europiane përsa i përket reformave dhe përsa i përket ndihmave direkte financiare të cilat janë të lidhura me dinamikën e reformave. Kështu që kjo doli si mesazh qëndror i takimit më shumë se çështja e zgjidhjes së marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës”, tha Milliq për Kosovo Onlajn.
Milliq vlerëson se më e dobishme për Sërbinë ishte ajo çfarë presidenti i Sërbisë, Aleksandar Vuçiq, pati takim me ndihmës sekretarin amerikan të shtetit për çështjet europiane dhe euroaziatike, Xhejms O'Brien, i cili është anëtar i ri i administratës amerikane dhe një nga njerëzit e rëndësishëm që merret me çështjen e Ballkanit Perëndimor.
O'Brajan thekson Milliq, do të jetë veçanërisht me ndikim nëse Partia Demokratike Amerikane rinovon mandatin e vet, përfshirë dhe presidentin aktual, në nëntor të këtij viti dhe mbetet në pushtet për katër vitet e ardhshme.
“Megjithatë, mesazhi qëndror i tubimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor ka lidhje tek çështjet ekonomike dhe afrimit të mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor dhe BE” thotë Milliq.
Duke komentuar njoftimin e Prishtinës për anulimin e transaksioneve të pagesave me Sërbinë, Milliq beson se për këtë çështje, takimi i O'Brajan dhe presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq në Shkup dhe Davos, do të japë rezultate.
Ai shprehu besimin se për këtë çështje bisedimet mes Beogradit dhe Uashingtonit do të vijojnë dhe se SHBA do të investojnë përpjekje për të shtypur krizën e re.
“Kjo është çështje rreth të cilës pres më shumë bisedime mes Beogradit dhe Uashingtonit në kuptimin se në cilën mënyrë të mund të tejkalohet kriza e lartpërmendur, duke pasur parasysh se për Uashingtonin është jashtëzakonisht e rëndësishme që komuniteti sërb në Kosovë të ketë një pozicion të përcaktuar qartë sepse ky është garanti i stabilitetit në mbarë Ballkanin Perëndimor”, tha Milliq.
Ky i fundit thekson se SHBA nuk kanë interes që ky rajon të jetë jostabil, duke theksuar se është vetëm çështje forme sesi do të zgjidhen problemet.
“Deri më tani, për disa çështje, SHBA kanë qenë shumë më efekase nga shtetet e tjera të Perëndimit, në radhë të parë ato europiane siç janë Gjermania dhe Franca. Kështu që zoti O'Brajan është bashkëbiseduesi më i mirë për këtë temë, sepse në disa qarqe të larta të politikës së jashtme amerikane, siç është të themi sekretari i shtetit Entoni Blinken apo presidenti apo dhe zëvendëspresidentja, deri tek ta vështirë të shkohet tek Ballkani Perëndimor, përveçse nëse kriza nuk është ekstreme, pra afër gjendjes së luftës. Kur flasim rreth Blinkenit, ai është mjaft i përkushtuar për çështjen e Ukrainës, marrëdhëniet me Kinën dhe Lindjen e Mesme. Kështu që O'Brajan është bashkëbiseduesi më i rëndësishëm me të cilin momentalisht nga ky rajon mund të bisedohet duke pasur parasysh krizat e mëdha ndër botë”, tha Milliq.
Pyetjes për të komentuar mesazhin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që të ndajë integrimin europian të Kosovës nga procesi i normalizimit me Beogradin dhe nëse kjo mund të interpretohet si informacion i Kurtit se do të vazhdojë të bllokojë dialogun, Milliq beson se kjo është iniciativë që nuk do të japë fryte, duke pasur parasysh se, siç thotë ai, BE jo pa arsye kushtëzoi këto dy procese dhe për Sërbinë dhe për Kosovën.
Milliq thekson se Kurti po përpiqet të zbatojë atë ide për të shmangur formimin e BKS.
“Mendoj se ideja është që Prishtinës, nga këndvështrimi i tyre, t'i mundësohet integrimi europian, të nisë negociatat dhe të marrë statusin e kandidatit dhe në anën tjetër, të mos zbatojë BKS. Kjo e fundit është ajo që në marrëdhëniet e normalizimit mes Beogradit ngelet më problematikja për Prishtinën. Nëse kjo është e integruar në kapitujt e negociatave, atëherë nuk mund të mos e zbatoni nëse dëshironi të keni përparim në sferën e integrimeve europiane. Kështu që në këtë kuptim unë mendoj se kjo është dëshirë e Kurtit, çka natyrisht mendoj se nuk është reale dhe se Brukseli jo pa arsye vendosi që zbatimin e pikave të Marrëveshjes së Ohrit, t‘a lidhë me procesin e negociatave. Kjo u bë pikërisht për të shmangur ato lojëra politike nga ana e aktorëve politikë ballkanoperëndimorë”, përmbylli Milliq.
komentet