Millivojeviq: Koalicioni i Kroacisë dhe Kosovës më aktivi në tentativën për të dobësuar ndikimin e Sërbisë
Ish diplomati Zoran Millivojeviq vlerëson për Kosovo onlajn se bashkëpunimi i Zagrebit dhe Prishtinës ka rrënjë të thella, duke shtuar se ky "koalicion do të jetë më aktivi në tentativën që pozicioni i Sërbisë dhe ndikimi i saj në këto hapësira të ndrydhet në çdo mënyrë".
Millivojeviq komenton vizitën e presidentes Vjosa Osmani në Zagreb, e më pas dhe konferencën e përbashkët me presidentin kroat Zoran Millanoviq të cilët përcollën mesazhe për aleancë të qëndrueshme të Kosovës dhe Kroacisë, ka thënë se nuk është i surprizuar për qëndrime të tilla.
"Kjo nuk është e re, menjëherë duhet thënë se kësaj i ka paraprirë takimi i fundit i dy kryeministrave, përkatësisht Pllenkoviqit dhe Kurtit, që ishte konfirmim i marrëdhënieve speciale. Duhet mbajtur mend se kjo ka dhe një dimension historik. Qysh nga koha e luftërave civile në hapësirën e ish-Jugosllavisë në vitet 90, në një mënyrë u proklamua dhe u forcua bashkëpunimi në drejtimin Kroaci-Kosovë” spegon Millivojeviq.
Ky i fundit thekson se për Kroacinë “çështja e Kosovës dhe shtetësisë kosovare është një interes strategjik kur bëhet fjalë për politikën e Zagrebit ndaj Sërbisë”.
“Kroacia këtë e shikon në sjelljen e Sërbisë në balancë, si t’a them, duke pasur parasysh se pozita e Sërbisë dominon në këto hapësira dhe kjo është diçka që politikës kroate nuk i përshtatet në afat të gjatë. Ajo po tenton t‘a kompensojë këtë përmes bashkëpunimit të pandërprerë me Kosovën, si çështje kyçe për pozitën e Sërbisë, për pozitën e saj ndërkombëtare dhe mbijetesën shtetërore-juridike. Kështu që kjo është veçse vazhdim i diçkaje dhe konfirmim i diçkaje që e dinim herët. Kroacia ishte ndër të parat që pas Banjskës përkrahu tezën rreth Sërbisë si shtet terrorist. Pamë që në Granada Pllenkoviqi ishte shumë eksplicit dhe në qëndrimin që Sërbia duhet të mbajë pasojat. Kjo nuk u mor në konsideratë, nuk kaloi sepse shumica në BE ende beson se është më e rëndësishme dhe me vlerë të madhe të kthehemi tek dialogu dhe në këtë rrugë të kërkojmë zgjidhje dhe jo që Sërbia të ndëshkohet” thotë Millivojeviq.
Sipas fjalëve të këtij të fundit ndëshkimi i Sërbisë do të largonte palët nga dialogu dhe do të vinte në pikëpyetje mundësinë e ndërmjetësimit të BE.
“Si do të ndërmjetësonte BE në pozitën me partnerin ndaj të cilit janë vendosur sanksione, veçanërisht në planin politik? Ky do të ishte mision i pamundur dhe mendoj se ndërgjegjësimi për këtë ka mbizotëruar tek të mëdhenjtë, që nga gjermanët e më pas. Si pasojë e kësaj kemi tani dinamikë të avokimit që t'i kthehemi dialogut dhe kjo tregon se dialogu është edhe më i vlefshëm se vetë Banjska. Për këtë mendoj se thirrjet për sanksione ndaj Sërbisë nuk kanë shans për sukses, kur vjen fjala për të animuar ndonjë drejtues më të gjerë të BE” tha ai.
Millivojeviq shton se bashkëpunimi mes Prishtinës dhe Zagrebit ka rrënjë të thella dhe themele afatgjata.
“Është shumë e sigurt që kjo, si të thuash, një koalicion që do të jetë më aktivi në tentativat që pozita e Sërbisë dhe ndikimi i saj në këto hapësira të shtypet me çdo mënyrë. Kështu që ky është vetëm një nga episodet dhe konfirmimi i një koncepti që ka kuptim afatgjatë dhe jo vetëm rrënjë të thella, por edhe në kuptimin që do të zgjasë dhe do të drejtohet kundër Beogradit në periudhën e ardhshme, pavarësisht se si do të zhvillohen gjërat” përmbylli Millivojeviq.
0 komentet