Përse Kroacia është model për Kosovën kur bëhet fjalë për qëndrimin ndaj sërbëve?

zastava hrvatska-kosovo
Burim: nspm

Nga dhjetëra modele europiane që mund t'i shërbejnë Prishtinës si model për Bashkësinë e Komunave Sërbe, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i pakënaqur me atë çfarë ofroi Beogradi, dha propozimin e vet, i frymëzuar siç dhe vetë e tha, modelin kroat për pakicat kombëtare. Modeli kroat, sipas Millorad Pupovacit, do të nënkuptonte se BKS nuk ka kompetenca për të cilat është dakordësuar në Marrëveshjen e Brukselit, ndërsa Çedomir Antiq thotë se Kurti në të vërtetë dëshiron që sërbët të pranojnë gënjeshtrën se Kosova ka qenë gjithmonë e pavarur dhe të krijohet përshtypja se po u dhuron atyre diçka.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Sërb (SNV) në Kroaci, Millorad Pupovac, thotë për Kosova Onlajn se nëse pozita e sërbëve në Kosovë do të zgjidhej sipas modelit kroat, sërbët do të kishin më pak sesa është dakordësuar në dialogun e Brukselit, por gjithashtu vëren se këtu nuk ka vend për krahasim, pavarësisht ngjashmërisë së emrave të BKS dhe Këshillit të Përbashkët të Komunave në zonën e Sllavonisë Lindore, që është e parashikuar përmes marrëveshjes së Erdutit.

Baza për modelin kroat, thotë Pupovac, ishte marrëveshja e Erdutit e firmosur nga palët përkatëse Beogradi dhe Zagrebi, e cila u konfirmua edhe nga Kombet e Bashkuara. Egzistonte kujton ai, dhe Letër zynimi e cila është dhënë nga qeveria e Kroacisë, ku po ashtu u konfirmua edhe nga Këshilli i Sigurimit i KB. Problemi, siç thekson ai, është se Këshilli i Përbashkët i Komunave, i definuar përmes marrëveshjes së Erdutit, faktikisht është vetëm e drejtë e përgjithshme e sërbëve, por pa ndonjë shtjellim shtesë, si dhe pa shtjellim në Letrën e synimit.

"Kjo nuk ishte zgjidhje e përfundimtare, veçse tregoi se çfarë mund të ishte, por jo çfarë është në të vërtetë. Në këtë kuptim, Këshilli i Bashkuar i Komunave në Kroaci, dhe supozoj se këtë e ka dashur kryeministri Kurti, nuk është Bashkësi Komunash modeluar sipas bashkësisë së komunave në Jugosllavinë socialiste dhe në republikat e saja. Në këtë riintergrim paqësor, ne kemi luftuar për përpunimin e kësaj zgjidhjeje dhe për statusin që mund të kishte Këshilli i Bashkuar i Komunave. Por jo si bashkësi komunash, por si komunitet i përfaqësuesve të sërbëve të cilët janë zgjedhur në këto komuna dhe të cilët takohen për të diskutuar çështje nga sfera e kulturës, arsimit, sportit dhe çështje të tjera dhe që nuk kanë pasur kompetenca egzekutive dhe nuk janë njohur më shumë sesa një organizate joqeveritare. Sot ky këshill de jure nuk është më shumë se një organizatë joqeveritare, por de fakto është një formë e vetëqeverisjes minoritare në lindje të vendit për çështjet strikte të pakicave dhe jo në kuptimin e përcaktuar nga marrëveshja e Brukselit për BKS", ka thënë Pupovac.

Këtu, shton ai, nuk është fjala për komunat sërbe, por për komunat në të cilat sërbët kanë përfaqësuesit e tyre e ndërsa Këshilli i Bashkuar i Komunave, nuk ka statusin e organizatës sui generis.

"Këtë kurrë nuk kemi arritur ta kemi prej shtetit kroat" ka thënë Pupovac. 

Ky lloj siç është ai i Këshillit të Bashkuar të Komunave në zonën e Sllavonisë Lindore, thekson ai, nuk ekziston në zonat e Dalmacisë, Likës, Kordunit apo Banjës ku ka komuna me shumicë sërbe.

Pupovac kujton se ekziston një institut tjetër-Këshilli Kombëtar Sërb (SNV), i cili mbulon të gjithë Kroacinë.

"KKS është vetëqeverisje e pakicës për mbarë zonën e Kroacisë dhe zgjidhet në një mënyrë të ndryshme nga rasti i Këshillit të Bashkuar të Komunave, legjitimiteti i të cilit buron nga mandati i këshilltarëve të zgjedhur komunalë e bashkiakë. Ndërsa legjitimiteti i KKS, buron nga procesi zgjedhor të cilat i organizon shteti në mbarë Kroacinë, aty ku ka pjesëtarë të komunitetit sërb. Dhe ky është model tjetër në raport me atë që është propozuar për BKS në Kosovë. KKS de jure, është organizatë joqeveritare dhe kjo fatkeqësisht nuk është në përputhje me dokumentet ndërkombëtare të cilat Kroacia i ka nënshkruar, ndonëse shhteti do të organizonte zgjedhje për organizatë joqeveritare, dhe KKS trajtohet si organizatë joqeveritare. Kjo patjetër që nuk është model që mund të shërbehet në Kosovë me atë që është qëllimi i BKS” thotë bashkëbiseduesi ynë.

Kujtojmë se kompetencat për BKS janë të përcaktuara me marrëveshjen e Brukselit-në fushën e zhvillimit ekonomik, edukimit, primare, dytësore dhe tretësore të shëndetësisë, mbrojtjes sociale, planifikimit urban dhe rural, e ndërsa Pupovac na thotë se diçka e tillë nuk del për sërbët në bazë të marrëveshjes së Erdutit.

“Ne mund t'i drejtohemi Qeverisë, presidentit të Republikës dhe përmes mënyrave të ndryshme njësive të vetëqeverisjes vendore e rajonale, por këtë lloj kompetence ne nuk e kemi” thotë Pupovac.

Në Kroaci, siç thotë ai, janë 15 komuna me shumicë sërbe, edhe pse nuk janë të definuara si të tilla, dhe sërbët janë shumicë relative ose pakicë e konsiderueshme në rreth 40 komuna.

I pyetur nëse thirrja e Kurtit për modelin kroat është ofertë shumë më e vogël sesa parashikohet në marrëveshjen e Brukselit për BKS në Kosovë, Pupovac thotë se është “absolutisht kështu”.

"Më duket se është e pabazë të trembësh njerëzit se BKS do të jetë Republika Sërbe ashtu sikurse është po aq e pabazë të kërkosh zgjidhje për BKS e cila egziston në Kroaci. Zgjidhja më e mirë është dialogu për të dhe kërkimi i asaj për të cilën të dy palët mund të dakordësohen me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare. Zgjidhja e çështjes së sërbëve në Kosovë, çështja e manastireve ortodokse, kishave dhe trashëgimisë së përgjithshme, siç definohet përmes planit Ahtisaari, nuk është e krahasueshme me situatën kroate, as çështja e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës dhe mes Beogradit e Zagrebit, përmes elementëve të shumtë sesi këto marrëdhënie të zhvillohen mes tyre” përfundon Pupovac.

Ky i fundit thotë se sërbët në Kroaci po ndjekin me interes atë që po ndodh me bashkatdhetarët e tyre në Kosovë dhe se janë të gatshëm të ndihmojnë në çështjet ku është e mundur, por për zgjedhjet nevojiten të jenë specifike.

"Nuk egzistojnë shtete që kanë të njëjtat modele të politikave të pakicave. Nuk ka zgjidhje që janë të njëjtat përgjigje për çështje të ndryshme historike apo aktuale të pakicave të caktuara. Modelet mund të jenë arsye për të kërkuar zgjidhje apo frymëzim, por jo shumë më tepër se kaq”, thotë Pupovac.

Kryetari i Klubit Progresiv, Çedomir Antiq, thotë për Kosova Onlajn se Kroacia u njoh pa kushte në vitin 1992 dhe hyri në Kombet e Bashkuara dhe vlerëson se Kurti në fakt do të donte që sërbët të pranonin një gënjeshtër në të cilën fëmijët e ardhshëm të Kosovës nëse ka ende shqiptarë në Kosovë, të mësohen të besojnë se Kosova ka qenë përherë e pavarur”.

“Do t’u mësohet se Kosova ishte e pushtuar nga sërbët e mandej gjithçka që ishte e drejtë në këtë botë u zhvillua luftë për të ndihmuar popullin e drejtë shqiptar, i cili përndryshe do të ishte i vetmi nga Danubi deri në Sava, dhe jo vetëm në Kosovë. Kjo gënjeshtër përfshin edhe se shqiptarët u çliruan prej sërbëve dhe me rastin e këtij çlirimi, sërbët u larguan andej nga kishin ardhur. Kurti ndoshta do të donte fillimisht t'i dëbonte sërbët me qëllim që të mos jenë 1/3, por 1/5 siç ishin sërbët në Kroaci kur u vendos statusi i ri, i cili është edhe tani, që ai t'u japë diçka dhe në të njëjtën kohë dhe të kërkojë diçka të ngjashme për shqiptarët në Sërbi" thotë Antiq.

Siç vlerëson, Kurti madje “po argëtohet me këtë” dhe kujton se së fundmi ka deklaruar se është pro autonomisë joterritoriale.

Antiq tha se kryeministrit të Kosovës i është ofruar ndihma nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj për t'i bërë presion Sërbisë që t‘a njohë pa kushte pavarësinë e Kosovës sepse, siç shton ai, nëse nuk do të ishte kështu, Kurti do të duhej të vepronte sipas kontratave që paraardhësit e tij kanë nënshkruar me kapacitet të plotë në vitet 2013 dhe 2015.

Ai kujton se në këto marrëveshje theksohet qartë natyra territoriale e Bashkësisë së Komunave Sërbe, si një lloj vetëqeverisjeje vendore autonome, e në anën tjetër, specifikohen segmentet që janë nën juridiksionin e BKS.

“Megjithatë Kurti është një ekstremist dhe dobët i shkolluar pavarësisht se ai është mësuar dhe mbështetur nga njerëz shumë të fuqishëm dhe të aftë”, thotë Antiq.

Duke folur për raundin e fundit të dialogut, ku më 2 maj në Bruksel, pala sërbe prezantoi draft-statutin e BKS, Albin Kurti tha se Prishtina ka shprehur mosmarrëveshje thelbësore ndaj këtij drafti dhe se ai e ka paraqitur si “një vizion të inspiruar nga modeli kroat për pakicat kombëtare”. Siç ka thënë ai, marrëveshjen rreth modelit për mbrojtjen e minoritetit sërb në Kroaci, e ka pranuar edhe Sërbia dhe sipas tij, “nëse Sërbia këtë do t‘a pranonte me Kroacinë, do të duhej t‘a pranonte dhe në Kosovë”.