Millivojeviq: SHBA kanë interes për vazhdimin e dialogut, vizita e Sholles ishte në atë funksion

Zoran Milivojević
Burim: Print Screen

Ish-diplomati Zoran Millivojeviq tha se SHBA kanë interes për vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe se për këtë ka qenë vizita e këshilltarit të lartë të Departamentit të Shtetit, Derek Sholle, transmeton RTS.

“Dje dëgjuam se zoti Sholle foli për një kompromis, pra ai flet për faktin se pala amerikane është e vendosur të kërkojë zgjidhje me dialog dhe mjete politike e diplomatike, prandaj duhet respektuar të dyja palët. Kjo është hera e parëse kohët e fundit ne dëgjojmë këtë lloj qasjeje amerikane dhe kjo na tregon se amerikanët e kuptuan situatën në terren. Madje do të thosha ndoshta më mirë se disa nga partnerët e mi në Evropë. Se ata e kuptuan se zgjidhja nuk mund të arrihet me presion dhe me imponim të zgjidhjes, por se ajo duhet kërkuar përmes dialogut dhe se duhet respektuar qëndrimi i Serbisë për kompromis. Nëse duan paqe dhe stabilitet, atëherë duhet të qasemi në këtë mënyrë edhe në të ardhmen”, ka thënë Millivojeviq në një paraqitje mysafire në Dnevnik RTS.

Millivojeviq theksoi se është risi qëndrimi shumë i qartë i SHBA për Komunitetin e Komunave Serbe.

“Amerika e bën të qartë se ky është një detyrim që duhet përmbushur dhe se nuk është i mundur dialogu substancial nëse kjo çështje nuk zgjidhet”, tha Millivojeviq.

Ai deklaroi se Uashingtoni nuk e ka marrë rolin kryesor në dialog dhe ndërmjetësim, por se i japin mbështetje të parezervë ndërmjetësimit të BE-së bazuar në propozimin gjermano-francez.

“Amerikanët do të qëndrojnë në anash, por roli i tyre është vendimtar sepse ndikimi i tyre në Prishtinë është vendimtar dhe e kemi parë kur kemi pasur problem me targat dhe tani para Vitit të Ri”, vlerëson Millivojeviq.

Ai shton se nuk është në interes të Perëndimit se dialogu i zhvilluar nën kujdesin e BE-së dhe me ndërmjetësimin e saj vihet në pikëpyetje në çfarëdo mënyre.

Duke folur për politikën e tërheqjes së njohjeve të Kosovës, ai thekson se Serbia nuk do të heqë dorë nga kjo sepse është një nga mekanizmat mbrojtës të interesave serbe lidhur me Kosovën.

“SHBA i shqetësojnë politika e tërheqjes së njohjeve të Kosovës por është thjesht interes shtetëror dhe kombëtar serb dhe mendoj se Serbia nuk do të heqë dorë prej saj për arsyen e thjeshtë se është një nga mekanizmat mbrojtës të interesave serbe lidhur me Kosovën”, vlerëson ai.

I pyetur nëse dhe sa do të ketë presion mbi Beogradin për ta bërë planin gjermano-francez plan zyrtar, pra një dokument për negociata, përgjigjet që do të ketë.

“Sigurisht që do të ketë presion dhe ky mesazh i zotit Scholle nga dje, se Amerika qëndron pas kësaj, është një mesazh i qartë. Megjithatë, nuk mendoj se ka kushte që Serbia të ndryshojë qëndrimin e saj”, thotë Millivojeviq.

Ai gjithashtu thekson se gjatë vizitës së Derek Scholles është biseduar edhe për marrëdhëniet dypalëshe.

“Amerikanët e bënë të qartë se kujdesen për marrëdhëniet me Serbinë. Duhet theksuar se zoti Sholle e bëri të qartë se SHBA  kanë interes për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe me Serbinë, se ekziston një spektër i tërë çështjesh ku ne kemi një interes të përbashkët dhe nuk është rastësi që u diskutua edhe për ekonominë edhe për energjetikë”, thotë Millivojeviq.