Millojeviq: Kërkojmë që punëtorët e “Postës” në Gorazhdec të lirohen menjëherë
Drejtori i Postës së Serbisë për Kosovë e Metohi, Ivan Millojeviq, ka thënë për Kosovo online se ngacmimi dhe arrestimi i sotëm i punëtorëve të “Postës” në Gorazhdec është i papranueshëm dhe se nuk ka vepër penale të kryer nga ana e tyre. Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të kalojë nga fjalët në veprime.
“Është e papranueshme ngacmimi dhe ndalimi i sotëm i punonjësve të Postës në Gorazhdec, kolegëve tanë V.M. dhe V.P., e më pas menaxheres nga ky vend A.Z, të cilët u ndaluan vetëm sepse e kryenin punën e tyre fisnike me nder dhe ndërgjegje.
Ata kanë qenë në dëgjim për gati pesë orë. Kërkojmë që ata të lirohen menjëherë, sepse nuk ka vepër penale të kryer nga ana e tyre, si dhe reagimi dhe mbrojtja e përfaqësuesve ndërkombëtarë në terren”, tha Millojeviq.
Ai shtoi se i gjithë bashkësia ndërkombëtare ka dalë pa mëdyshje në anën e serbëve për shkak të heqjes së të drejtës dhe keqtrajtimit që populli serb i ekspozohet çdo ditë pas vendimeve të fundit të Prishtinës, por është e rëndësishme që ata të kalojnë nga fjalët në veprime.
“Kujtoj se këtij arrestimi i ka paraprirë rrënimi dhe plaçkitja e njësisë afariste të Postës në Uglarë afër Fushë Kosovës, dhe ka kaluar në përgjimin dhe marrjen e kolegëve tanë. Jemi në kontakt me familjet e tyre për t'u ofruar atyre ndihmë adekuate juridike dhe çfarëdo lloji tjetër”, thotë Millojeviq.
komentet