Millosavleviq: KFOR-i dhe BE-ja të reagojnë ndaj kërcënimeve të Berishës për luftë

Zoran Milosavljević
Burim: Privatna arhiva

Pa Bashkësinë e Komunave Serbe (BKS), nuk ka ruajtje të paqës, jo vetëm në krahinën tonë jugore, por në të gjithë Evropën, dhe shpresoj se në një farë mënyre do të ketë një përpjekje për zbatimin e BKS-së, sepse kjo është kyçe për gjithçka, ka thënë anëtari i Institutit për Studime Politike Zoran Millosavleviq, transmeton Politika.

Millosavleviq ka komentuar për Tanjug deklaratën e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, “se Kosova është e gatshme për luftë dhe do të luftojë për Nishin, Kurshumlinë, Rashkën dhe Sanxhakun” dhe ka theksuar se ky është një provokim ndaj të cilit duhet të reagojnë aktorët ndërkombëtarë.

“Pra, ky është një provokim i drejtpërdrejtë, një kërcënim i drejtpërdrejtë dhe mendoj se tani i takon institucioneve të KFOR-it dhe BE-së që të deklarohen, sepse tani atyre u ka kaluar juridiksioni i Kombeve të Bashkuara. Ata duhet të publikojnë një raport, duhet të japin mendimin e tyre, duhet të jetë shkruar”, tha Millosavleviq.

Ai shtoi se deklaratat e përfaqësuesve nga Prishtina nuk hasin në asnjë dënim, si dhe shpronësimi i tokës, që sipas tij është një proces i paligjshëm i frikësimit të popullatës serbe.

I pyetur nëse i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës së tij të fundit, e ka kuptuar mesazhin e serbëve nga Kosova të cilët theksuan represionin nga Prishtina, Millosavleviq tha se diplomati evropian e njeh shumë mirë rajonin tonë dhe situatën në të.

Millosavleviq vlerësoi se është e vështirë t'i besohet Prishtinës dhe të vazhdojë procesi i negociatave, nëse nuk realizohet ajo që është dakorduar.

“Si mund të besojmë dhe të vazhdojmë nëse ajo që ishte elementare, themelore, fundamentale nuk është zbatuar”, deklaroi Millosavleviq.

Ai përfundoi se është e rëndësishme të zbatohet ajo që është dakorduar në lidhje me BKS, si dhe se është e nevojshme t'i jepet fund përshkallëzimit dhe kërcënimeve.