Millunoviq: Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Veriut kurrë nuk ka diskutuar për ngritjen e urave të reja

Dušan Milunović, kandidat za gradonačelnika Severne Mitrovice.jpg
Burim: Kosovo Online

I vetmi këshilltar sërb në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut Dushan Millunoviq ka thënë sot se ngritja e dy urave të reja në Ibër kurrë nuk është marrë në diskutim në parlamentin vendor, as nuk ka egzistuar si projekt që duhet të kalonte në proçedura ligjore. 

"Nuk e di nëse të gjithë e mbajnë mend, por sapo nisi ky mandat, kur hyra si këshilltari i vetëm sërb, u çel tema e urës, por e urës kryesore mbi Ibër. Edhe atëherë isha shprehimisht kundër çeljes së asaj ure.

Sot shikoj se ndoshta dhe unë gabova. Ne donim vetëm që atë mos e linim ndërkohë që morëm dy të reja. Sikur dikush dikujt t’ja bëjë për inat", tha Millunoviq.

Ai tha se ndërtimi i dy urave të reja nuk kaloi kurrë nëpër kuvendin vendor dhe nuk ishte e parashikuar në buxhet.

“E gjithë kjo vjen nga Prishtina si ndonjë veprim, bëhet fjalë për ndonjë cirk parazgjedhor”, është i bindur Millunoviq.

Shtoi se dhe në parlamentin vendor kurrë nuk ka pasur diskutime për temën e urave të reja. 

"Kurrë nuk është diskutuar kjo temë, nuk egziston komision që merret me të. Shumë gjëra të tjera, madje edhe përtej atyre urave, po bëhen ilegalisht. Tentojnë t’a shfrytëzojnë këtë momentum kur nuk egziston përfaqësi e komunitetit shumicë, sërbëve, që mund të ndikojnë këtu", tha Millunoviq.

Disa herë, thotë, është paravotuar si i vetmi këshilltar sërb.

“As nuk kemi plan urbanistik si komunë, as nuk i kemi shqyrtuar ndonjëherë këto tema, as nuk na ka konsultuar askush në lidhje me çështjen e ndërtimit të urave”, theksoi Millunoviq.
Duke folur për prishjen e objekteve në afërsi të komunës, Millunoviq tha se disa ndërhyrje u kryen pa bazë ligjore.

"Tani kemi mundësinë të shikojmë se disa ndërtesa po shemben, disa gjëra po bëhen... Pikërisht këtu në korridorin e ndërtesës së komunës, pashë vetë avokatin që erdhi për të marrë dokumentacionin me qëllim që të padiste komunën. Kjo shembje, e cila ndodhi pikërisht tek rruga përballë komunës, është ilegale dhe u bë sesi të bëhet rrugë hyrëse për këtë urë. Dhe nuk përllogaritën nëse është respektuar procedura ligjore", konkludoi Millunoviq.

Pavarësisht kundërshtimit të ashpër nga komuniteti vendas dhe peticioni që u firmos nga një numër i madh qytetarësh edhe sot punimet për ndërtimin e urës janë në kulmin e tyre.