Jahiroviq nga Mitrovica e Veriut: Policia më qëlloi para fëmijës, gruan e kërcëuan me përdhunim

Jahirović
Burim: Kosovo Online

Ëndërra e familjes Jahiroviq nga Mitrovica e Veriut të shtunën në mëngjes u ndërpre prej pjestarëve të Policisë Kosovare të cilët hyrën në banesë për të ushtruar kontroll. Sikurse bën të ditur Gëzim Jahiroviq, policia u soll jokorrektësisht ndaj tyre-prej përdorimit të tepruar të forcës, racizmit, e deri tek komentet seksiste ndaj gruas së tij.

Pas shpërthimit në kanalin e Ibar-Lepencit në Komunën e Zubin Potokut, Policia Kosovare ndërmorri disa bastisje në veri të Kosovës e mes tyre dhe në shtëpinë e Gëzim Jahiroviqit, nënkryetarit të Partisë Iniciativa Rome.

Jahiroviq thotë se në shtëpinë e tij fle me të shoqen dhe fëmijën, ndërsa në orën 6 të mëngjesit dëgjoi disa zëra tek porta. Kur doli vuri re numër të shumtë policësh që hynin tek banesa e të vëllait ku banon pranë rrugës. Policia, sikurse tha ai, e urdhëroi që të kthehej në shtëpi dhe të mbyllte derën.

“Pas disa minutash godisnin portën time me fort dhe ulërisnin që t’a hapja sa më shpejt. Kur e hapa, nuk më thanë asgjë, veçse nisën të më qëllonin. Një polic më qëlloi me grusht në sy ku si pasojë humba ndjenjat. Menjëherë tha që të më lidhnin në tualet, ndërsa gruaja dhe fëmija më shikonin sesi më qëllonin. Më qëlluan tre veta, e më pas ndërroheshin. Më thanë se do të më bënin suxhuk pasi nuk kishin fjetur dy ditë dhe se ishin të gatshëm të bënin gjithçka, se jam njeri shumë i keq, arrixhi, se nuk duhet që të jetoj në veri. Më pyetën se kush janë shokët e mi dhe përse shoqërohem me sërbë” rrëfen Jahiroviq.

Sikurse bën të ditur, e qëlluan në fytyrë, brinjë, trup dhe duar ndërsa policët e tjerë kontrollonin shtëpinë. Jahiroviq thotë se të shoqen e detyruan të dilte dhe të sillte plehrat që kishte hedhur poshtë.

„Nisën t’a sulmonin dhe flisnin gjithçka. Sesi të zhvishej dhe t’a përdhunonin dhe shumë nga këto bërën. I thanë që të ndërronte emrin dhe mbiemrin dhe se kishte bërë gabim të madh që ishte martuar me mua. Këtë i tha policia asaj. Herëpas’here ndërsa po kontrollonin telefonat dhe laptopin, ata më godisnin në qafë, shpinë dhe kudo...” ka shtuar ai.

Mbarë ngjarjen bashkëbiseduesi e përshkroi si makth, ndërsa më shumë i dhemb se në këtë që ndodhi ishin prezent e shoqja dhe fëmija.

„Më shumë më dhemb se gruas i thanë që do t’a godisnin seksualisht dhe se ishte me fat që kishte prezent fëmijën. Atyre nuk i’u plasi shumë se fëmija ishte aty” rrëfen Jahiroviq.

Ky i fundit thotë se gjatë kontrollit gjetën një maskë gazi që i përkiste të atit të vet ku më herët jetonte në këtë banesë. Gjatë shoqërimit në stacionin policor, sikurse shton ai, policia i tha vëllait të vinte e të bashkohej dhe se ata kurrë nuk do të ishin të lirë.

Në stacionin policor gjithashtu u kalua me komente raciste dhe atëherë e morën në pyetje nëse është pjestar i “Mbrojtjes Civile” dhe nëse ishte në Varagam çka ai e mohoi.

Rastin tentoi t’a denonconte në Inspektoriatin Policor të Kosovës në Graçanicë por u gjent para dyerve të kyçura. Sot me raportin mjekësor shkoi tek zyra në Mitrovicën e Veriut por i thanë që të vijë të nesërmen.

„Do t’i pres sërish. Unë nuk frikësohem sigurisht, por kam frikë për fëmijën që mos të shohë më atë makth. Kjo është e gjitha. Nuk kam bërë asgjë të paligjshme, çfarë do të duhej të bëja kundër ligjit, pasi ky është vendi ynë, ne këtu njësoj jetojmë, kemi shtëpi, kemi fëmijë nëpër shkolla, veçse kërkojmë të jetojmë si të gjithë njerëzit normal”, tha ai.

I vëllai Adem Jahiroviq, shtëpia e të cilit ishte e para që u sulmua nga policia, thotë se behja e policisë ishte jashtëzakonisht stresante, pasi në banesë gjendeshin fëmijët dhe gruaja shtatzënë.

„Më shtrinë për sheshi dhe më vendosën prangat, më pyetën se ku janë armët për të cilën u thashë që nuk kam. I luta që të mbyllnin portën pasi gruaja dhe fëmijët të mos më shikonin. Ata e lanë portën hapur” tha ai.

Pasi u dhashë kartën e identitetit, thanë se nuk është ai Ademi që kërkojnë.

“Gruaja shtatzënë qante, fëmijët qanin, kisha frikë për fëmijët, pasi ky ishte stres i madh. Kjo ishte katastrofë e vërtetë, në shtëpinë time nuk mund të jem i paqtë. Punojmë si të gjithë njerëzit e tjerë normal, me ndershmëri, askënd nuk kemi mashtruar” ka thënë bashkëbiseduesi.