Mishçeviq: Sërbia po zbaton detyrimet që ka ndërmarrë dhe Prishtina të nisë për t’i bërë ato
Ministrja e integrimit europian e Sërbisë Tanja Mishçeviq ka thënë sot se Sërbia është shumë e qartë të përmbushë detyrimet që ka ndërmarrë dhe po i zbaton, por këto duhet të fillojë për t’i bërë edhe Prishina, transmeton RTV.
Këtë ajo e ka thënë në konferencën me gazetarët së bashku me zv.kryeministrin maqedonas për çështjet e integrimit europian Bojan Mariçiq pas nënshkrimit të Memorandumit për Bashkëpunim, duke theksuar se çelësi për vazhdimin e përparimit të dialogut, është zbatimi i detyrimeve të cilat Prishtina ka dhe të cilat kanë lidhje me hartimin e statutit dhe punën e Bashkësisë së Komunave Sërbe.
"Pas marrëveshjes në Ohër, në fillim të kësaj jave u organizua takimi i dy ekipeve teknike negociatore. U dakordësua deklarata rreth personave të zhdukur dhe për të parën herë, u fol për BKS. Sërbia është e ndjeshme dhe përmbush propozimet europiane të cilat do të jenë dhe pjesë e aneksit 35" ka thënë Mishçeviq duke i’u përgjigjur pyetjes së gazetarit se çfarë duhet të bëjë Sërbia të realizojë marrëveshjen kuadër.
0 komentet