Mishel: E rëndësishme që Beogradi dhe Prishtina të kthehen në tryezë, marrëveshjet të zbatohen
Presidenti i Këshillit Europian Sharl Mishel ka thënë se njëra prej temave të samitit të liderëve të BE ishte dhe dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës dhe ka theksuar se është e rëndësishme që liderët e të dy palëve të kthehen në tryezë dhe se marrëveshjet e mëhershme që janë nënshkruar, të implementohen, transmeton RTV.
Ai në konferencën për gazetarët pas mbarimit të samitit, përsëriti se të enjten u mbajtën dy takime mjaft të rëndësishme të ndara me presidentin e Sërbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin kosovar Albin Kurtin dhe se është mjaft e rëndësishme të shkohet drejt normalizimit të marrëdhënieve.
"Kemi theksuar rëndësinë e kësaj. Në takime është theksuar rëndësia që liderët të kthehen në tryezë dhe që marrëveshjet të implementohen" ka thënë Mishel.
Pyetjes së gazetarëve rreth detajeve të takimeve të djeshme, ai tha se liderëve u është speguar se çfarë pritet prej atyre dhe kjo është zbatimi i marrëveshjeve të dakordësuara.
"Mbi të gjitha të formohet Bashkësia e Komunave me shumicë sërbe nën kushtin e zbatimit të marrëveshjes së vulave. Më e rëndësishme është që marrëveshjet të implementohen. Këtë do t‘a kontrollojmë, do të ketë pasoja edhe nëse nuk implementohen edhe nëse implementohen" ka thënë Mishel.
Për samitin e sotëm, Mishel ka thënë se temat kanë qenë Gaza, Ukraina, migracioni, Kaukazi jugor.
0 komentet