Shutanovac: Për çështjen e sjelljes së autoriteteve kosovare, topi është në kopështin e Brukselit dhe Uashingtonit

Dragan Šutanovac
Burim: Kosovo Online

Ish ministri i mbrojtjes së Sërbisë, themelues i Këshillit për strategji politike Dragan Shutanovac vlerëson për Kosovo onlajn se "topi tashmë është në kopështin e Brukselit dhe Uashingtonit por edhe Berlinit" kur është çështja e sjelljes së autoriteteve prishtinase përfshirë dhe situatën më të fundit ku Kfor nuk u njoftua në kohë të shkurtër për aksionin e arrestimit të tre sërbëve.  

Edhe para kësaj ku sekretari i përgjithshëm i NATO Jens Stoltenberg tha qartë se Forcat e Sigurisë Kosovare nuk mundet të penetrojnë në veri pa lejen e Kfor dhe që policia kosovare duhet të kordinojë aksionet e veta me këtë mision, kjo është lënë jashtë në këtë rast. Siç bëhet e ditur nga Kfor, policia kosovare atë e informoi më pas për aksionin e arrestimit të tre sërbëve, një ditë pas ndërmarrjes së aksionit të arrestimeve.  

Shutanovac thekson se është e qartë se Kurti zbaton axhendën e vet politike pavarësisht reagimit të bashkësisë ndërkombëtare, negociatorëve, NATO dhe Kfor. 

"Axhenda e tij politike mbi gjithçka është të frikësojë sërbët që jetojnë në Kosovë dhe në këtë mënyrë të përshpejtojë largimin e tyre prej Kosovës apo të inskenojë dhe shkaktojë konflikte në të cilat do të akuzohen sërbët që në këto konflikte ata të jenë fajtorë. Dhe nëse do të mund të shkohet drejt konfliktit mes serbëve nga veriu i Kosovës dhe KFOR, kjo do të ishte alternativa më e mirë e mundshme në situatën e tij. Mendoj se ai, jo se nuk jeton në kohë reale, por përkundrazi, është njeri që nuk çmon as atë që është nënshkruar dhe as atë që është dakordësuar, por është e dukshme që nuk çmon as kërkesat e atyre që praktikisht dikur e bërën Kosovën shtet”, thotë Shutanovac.

Ky i fundit thekson se Kurti është në konflikt me mbarë rajonin.

“Ajo që ka bërë së fundmi në Tetovë, ajo çfarë ka bërë ndaj sërbëve, fushata që ka bërë kundër Mirosllav Llajçakut, si në media, ashtu edhe me deklaratat e veta, konfirmon këtë konfliktualitet. Jam i sigurt se këtë do t’a kishte bërë edhe për Gabriel Eskobarin nëse do të kishte guxim. Nuk kam dilemë se ai njeri si raketë e padrejtuar që nuk ka kontroll dhe që ka vetëm një projekt e cila është tërësisht utopi, sepse është e pamundur të zbatohet” thekson Shutanovac.

Pyetjes sesi e shikon zgjidhjen e gjithë situatës dhe mundet që përgjithësisht pas gjithë kësaj dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë, si dhe nëse dhe në cilën mënyrë do të realizohen kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kurtit, Shutanovac thotë se tani gjithçka është në duart e vendeve perëndimore.

“Pres që presioni tani të ushtrohet prej Uashingtonit, Brukselit dhe Berlinit, tashmë topi është tek ta dhe ata e dinë se në cilën mënyrë, më herët kanë zbatuar sanksione ndaj të tjerëve, do të dinë se në cilën mënyrë do të vendosin sanksione dhe ndaj Kosovës dhe ndaj administratës së Kurtit, mbi të gjitha ndaj tij, pasi nuk mendoj se të gjithë qytetarët në Kosovë janë njerëz që mbështesin konfliktet dhe të cilët dëshirojnë të shikojnë sesi do të shkohet drejt ndonjë trazire në Kosovë, por përkundrazi” thekson Shutanovac.

Kjo tregon se është koha për t’a realizuar këtë.

“Ajo që është gjithashtu fakt është se Kurti ka lob shumë të fortë, mbi të gjitha parlamentarë mbarë Europës, në Britani Alisha Kerns është praktikisht promotorja e tij. Mediat punojnë tek kjo madje kanë arritur të bindin një pjesë të publikut në Sërbi se ai ka të drejtë dhe se SHBA dhe BE dhe të gjithë të tjerët e kanë gabim, megjithatë, është e rëndësishme të thuhet se administratat në Perëndim janë shumë të sakta dhe të qarta dhe se të gjithë e kanë të qartë se Kurti nuk është njeri i marrëveshjeve dhe ndaj tij nuk mund t’i besohet. Një herë e në një kohë Eskobar pati thënë se marrëveshja e Brukselit do të zbatohet me ose pa Kurtin dhe tashmë duhet të shikojmë se do të ecet pa Kurtin apo me Kurtin”, thotë Shutanovac.

Ky i fundit shton se beson se KFOR do të qëndrojë mbi palët sa më shumë të jetë e mundur.

“Nuk do të doja që Kfor të duhet të shkonte në një situatë për të ndërhyrë, pasi kjo do të thoshte se kemi ardhur në fazë konflikti dhe nëse shkohet në këtë fazë, kjo do të ishte katastrofë mbi të gjitha për sërbët që jetojnë në Kosovë, pasi ne do të kishim humbur shumë në një situatë kur e gjithë bota tani më në fund e percepton Kurtin si njeri që krijon probleme. Nëse do të na tërhiqnin në konflikte, do të ishte problem i madh”, thotë ai.

Shutanovac thekson se në anën tjetër KFOR me siguri mund t'i ndalë njësitet speciale të forcave të sigurisë së Kurtit.

“KFOR mund të ndalojë njësitë e forcave të sigurisë së Kurtit, por duhet të kemi parasysh se në Kosovë, ushtarët e KFOR aq sa janë, nuk janë dhjetëra mijëra ushtarë që janë në mbarë Kosovën. Përkundrazi, ata të cilët janë të stacionuar aty janë vetëm për intervenime emergjente, për diçka më serioze do të duhej të transferoheshin në Kosovë njësitë nga Europa dhe në situatën e një lufte të madhe dhe përgatitjen e disa vendeve të tjera për sulm të mundshëm ndaj tyre, nuk jam i sigurt se kjo do të ishte situatë reale” thotë Shutanovac.