Mitiq: Eskobar është i ndërgjegjshëm që Kurti nuk do të ndryshojë qëndrim, vështirë se do të ndryshojë në takimin e Brukselit

Aleksandar Mitic
Burim: Kosovo Online

Bashkëpunëtori shkencor i Institutit për politikë ndërkombëtare dhe ekonomi Aleksadar Mitiq, vlerësoi për Kosovo onlajn se është e qartë që i dërguari special i SHBA Gabriel Eskobar, kur thotë se prej Albin Kurtit nuk ka marrë garanci se është i përkushtuar për normalizim, është i ndërgjegjshëm se kryeministri kosovar nuk do të ndryshojë qëndrimin e vet për të cilën ka mbështetje nga një anë e Pesëshes.

"Kurti do që ai të jetë që kontrollon totalisht situatën në Kosovë përfshirë edhe veriun. Fakti që SHBA nuk pajtohet me një performancë të tillë, besojnë se është agresiv, kundërproduktiv, por atij nga ana tjetër nuk i intereson që Prishtina të kontrollojë situatën në veri, për t’a ditur, se çfarë është sovraniteti i Kosovës. Diferenca është më shumë në qasjen taktike mes amerikanëve në një anë dhe të tjerëve që mbështesin pavarësinë e Kosovës në radhë të parë Gjermania por edhe Britania e Madhe në masë të caktuar" ka thënë Mitiq.

Ky i fundit shton se këtu nuk mund të pritet ndonjë masë e rëndë ndaj Kurtit pasi deri më sot Perëndimi ndaj Prishtinës zbaton taktikën e "policit të mirë e të keq". 

"Ishin mesazhe kontradiktore të përcjella nga vetë amerikanët, nga njëra anë thuhet se janë sanksionuar Forcat e Sigurisë Kosovare me mospjesëmarrje në ditën e dytë dhe të tretë të stërvitjes ushtarake 'Mbrojtësi 2023', dhe më pas kanë kaluar përmes kësaj se FSK nuk duhej të ishte trajnuar për aksione të tilla, duke pasur parasysh se nuk egziston pajtueshmëri brenda NATO por që vetë SHBA bilateralisht trajnon diçka që është bërthama e një ushtrie të ardhshme kosovare” thekson Mitiq.

Ky i fundit thekson se deri më tani është parë se presionet e ushtruara ndaj Kosovës janë “shumë të kufizuara dhe në asnjë mënyrë nuk ndikojnë thelbësisht Kurtin”.

“Nëse nga njëra anë merr një paketë të vogël dhe nga ana tjetër liberalizimin e vizave të BE dhe përfiton mbështetje për anëtarësim në Këshillin e Europës, thjesht e kupton se nuk duan të të bëjnë presion aq shumë saç duhet për t’u tërhequr nga politika e vet. Sigurisht që Kurti nuk ndihet këndshëm për shkak të masave të caktuara që janë vendosur sepse egziston presion i brendshëm në skenën politike shqiptare prej atyre për pajtueshmëri të lartë me politikën amerikane, për harmonizim të plotë me qëndrimin e Uashingtonit. Fakti është se këtë Kurti nuk e shikon si presion të mjaftueshëm dhe nuk pres që në këtë moment të mund të ndryshojë diçka në sjelljen e tij” beson Mitiq.

Ky i fundit kujton burimin e krizës në veri dhe se eskalimi i situatës është pasojë e mbështetjes së vendeve të Pesëshes ndaj Kurtit për të zbatuar politikën në të cilën Beogradi dhe sërbët e Kosovës të nxiten për të pranuar “propozimin franko-gjerman që për ta është e pafavorshme dhe nga ana tjetër që Prishtina të mos përmbushë asgjë prej atyre çka ishin dakordësuar me Marrëveshjen e Brukselit, siç ishte përcaktuar në vitin 2013, pra në vitin 2015”.

“E dimë përse sërbët dolën prej institucioneve vitin e kaluar, dolën jo vetëm si pasojë e dhunës që u rrezikohej, por edhe si pasojë e mungesës së implementimit dhe strukturimit të Bashkësisë së Komunave Sërbe në mënyrën siç duhet të jetë” thotë Mitiq. 

Ky i fundit thekson se BKS nuk është organizatë joqeveritare ashtu sikurse e mendon ndonjë organizatë gjermane joqeveritare dhe amerikanët.  

"BKS është definuar me Marrëveshjen e Brukselit, e cila sado e keqe të jetë për interesat sërbe, është nënshkruar dhe egzistojnë garanci të caktuara që duhet të zbatohen. Nëse sërbët u larguan nga institucionet në shenjë proteste, tani çfarëdolloj kthimi në institucione, zgjedhje apo çfarëdo tjetër është i papranueshëm. Ajo që ne e shikojmë si taktikë të Eskobarit është se ai do të thotë se tani më e rëndësishme është që serbët të kthehen në institucione sido që të jetë. Këtë e thotë edhe i dërguari special i BE për dialog Mirosllav Llajçak” thekson Mitiq.

Mitiq beson se nuk duhet të pritet ndonjë rezultat i rëndësishëm prej Brukselit, ku për nesër është planifikuar raund i ri i dialogut të nivelit të lartë.

“Ky takim është një lloj vazhdimësie e asaj që kemi pasur javët e kaluara në forume të ndryshme, i fundit ishte Bërdo-Brioni në Shkup. Në javët pasuese duhet të mbahet takimi i procesit të Berlinit, takimet në krye të BE dhe të gjithë do të përpiqen të flasin për këtë temë dhe ku do të ushtrojnë presion të shtuar, por nuk shikoj se mund t'i lëvizin gjërat nga vëndi në çfarëdolloj mënyre me presion kaq të butë ndaj Kurtit” thotë Mitiq.

Për të as deklaratat e Eskobarit në të cilat lajmëronte mundësinë e sanksioneve të reja ndaj Kosovës, nuk do të kenë shumë ndikim tek Kurti.

“Derisa ka mbështetjen e disa vendeve dhe qëndrimi i tij nuk devijon ndaj asaj çka është qëllimi i tyre ku pavarësia e Kosovës të jetë legjitime dhe legale, Kurti nuk ka arsye për t’u tërhequr”, përmbyll Mitiq.