Mitiq: Për Kosovën është një vit i vështirë, është e rëndësishme të ruhen “vijat e kuqe”

Aleksandar Mitić
Burim: Kosovo Online

Bashkëpunëtori hulumtues në Institutin për Politikë dhe Ekonomi Ndërkombëtare, Aleksandar Mitiq, thotë për Kosovo online se Qeveria e re e Serbisë do të përballet me një vit shumë të vështirë sa i përket presioneve nga palë të ndryshme për Kosovën, por edhe për çështje të tjera, siq është përputhshmeria e politikës së jashtme.

“Është shumë e rëndësishme që Beogradi të mbetet definitivisht i vendosur në çështjen e mbrojtjes së asaj që i përkufizoi si “vijat e kuqe”, që është se nuk ka njohje de fakto dhe as de jure të Kosovës. Është veçanërisht e rëndësishme në këtë proces, pasi de jure nuk kërkohet njohja, ajo njohje defakto, për mendimin tim, kjo do të thoshte refuzim i pjesës më të madhe, pra disa elementeve kyçe të planit franko-gjerman”, thotë Mitiq.

Sipas tij, propozimi franko-gjerman “do të thotë heqje dorë nga Kosova”.

"Nëse kjo ndodh, atëherë asnjë "vijë e kuqe" nuk është më e rëndësishme, duke përfshirë çështjen e Kombeve të Bashkuara, dhe veçanërisht çështjen e njohjes de jure. Më duket se "vijat e kuqe" të Beogradit të vendosura kështu janë shumë, shumë të ulëta dhe nëse ato kërcënohen do të përbënte një problem shtesë”, beson Mitiq.

Ai thekson se Beogradi është nën presione të ndryshme nga palët e tjera, si në aspektin e marrëveshjes për një politikë të jashtme të përbashkët, ashtu edhe në aspektin e kërcënimeve të ndryshme hibride.

“Megjithatë, fakti është se metoda e dhënies së koncesioneve nën presion ndaj atyre krizave hibride që po i shkaktojnë Kurti dhe Quinta në mënyrë shumë të qartë dhe të koordinuar duhet të ndalen. Unë pres një vit shumë të vështirë për Beogradin, por shpresoj shumë në një qëndrim më të fortë që nuk do t'i rrezikojë këto linja më elementare, pikërisht sepse kemi një vit përpara, pas të cilit mund të ketë ndryshime më serioze, jo vetëm gjeopolitike, por edhe ndryshime politike në Evropë, të cilat mund të jenë një frymë për qëndrimet e Beogradit”, përfundon Mitiq.