Gjuriq: Sërbia me pak fat dhe me shumë punë gjaku do të bëhet vend i shkëlqyer për të jetuar

Vašington_231103_Marko Đurić 04
Burim: Ambasada Srbije u SAD

Kur analizojmë performancën e Sërbisë si vend për vitin 2023 në fushën e rritjes ekonomike, zhvillimit të rrjetit rrugor, rritjen e investimeve dhe ardhjen e investitorëve-veçanërisht në sferën e teknologjisë së lartë e më pas në investimet në shkencë, kulturë, arsim, por edhe luftën për standartin e jetesës për shumicën e kategorive të banorëve dhe t’i krahasojmë me vendet përreth prej të cilave disa janë dhe anëtare në të njëjtën kohë sit ë BE dhe të NATO, nuk do të ishte e drejtë që të most hemi se të paktën të gëzuar. Për disa gjëra edhe më shumë të kënaqur, ka thënë Marko Gjuriq, ambasador i Sërbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në nisje të intervistës për Pink.rs.

“Në fakt, të jem mjaft tërësisht i drejtpërdrejtë, jam krenar për luftën që ekipi i Aleksandër Vuçiqit dhe qeveria me në krye Ana Bërnabiq kanë treguar në vitin që lamë pas. Të gjithë në botë, përfshirë këtu në SHBA, janë të vetëdijshëm për rrethanat e vështira historike e më gjerë të cilat nuk janë parë për gati një shekull. Të arrish rezultate të tilla në kushte të tilla është fiks mrekulli e vogël. A ka gjëra që ne si shoqëri, shtet, qeveri mund t'i bëjmë më mirë-nuk ka fare dyshim. A na mungon vullneti që të vazhdojmë t’a zhvillojmë Serbinë edhe më shpejt dhe të ndryshojmë për mirë në vitin 2024? Aspak” tha Gjuriq.

Cila është nota juaj për zgjedhjet parlamentare, krahinore dhe vendore? A jeni tërësisht të kënaqur me rezultatin që shënoi lista “Aleksandar Vuçiq-Sërbia nuk mund të ndalet”?

Jam shumë i kënaqur me rezultatin e Partisë Përparimtare Sërbe. Përgëzime Millosh Vuçeviqit si kryetar i PPS (SNS) dhe të gjithë kolegëve partiakë ku më shumë se gjysmë milioni, lartësuan fitoren e listës së PPS nën emrin e Aleksandar Vuçiqit. Zgjedhjet e fundit parlamentare nga këndvështrimi i procedurave ishin në nivelin më të lartë qysh prej vendosjes së sistemit shumëpartiak në Sërbi. E di që ky gëzimi im dhe urimi ashtu sikurse dhe ky pohim, do të irritojë jo pak opozitën që është pjesë e opinionit, pavarësisht ndaj kësaj që them, kam respekt të sinqertë pavarësisht dallimeve në qëndrime. Ajo pjesë e opinionit tonë, pra fqinjët, të afërmit dhe miqtë tanë që mendojnë ndryshe, çka kanë të drejtë, ndodhen të ekspozuar ndaj manipulimeve të vazhdueshme propagandistike me qëllim krijimin e ndasive dhe nxitjes së urrejtjes të motivuara politikisht, çka ka arritur në pothuajse perfeksion. Por, hajde, nëse është e nevojshme të analizohen procedurat zgjedhore të zbatuara një nga një dhe pikë për pikë. Opozita shkruajti rregullat sipas të cilave u zhvilluan zgjedhjet, si në kohën kur ishin në pushtet ashtu edhe më vonë me ndërmjetësimin e parlamentarëve europianë. Kishin shumicën në të gjitha komisionet zgjedhore në republikë. Kishin numrin më të madh të vëzhguesve. Kishin media me frekuencë kombëtare që me vite e jo me muaj transmetonin propagandë të pamëshirshme, madje shpeshherë edhe çnjerëzore ndaj përfaqësuesve të partive qeverisëse apo çdo personi publik që guxon t'i japë mbështetje qoftë edhe indirekte politikës së Aleksandër Vuçiqit. Kushdo që e bënte diçka të tillë, menjëherë cilësohej llafazan, lajkatar, kriminel etj. Asnjë nga sa më sipër nuk ishte në dispozicion të Partisë Progresive Sërbe kur erdhi në pushtet. Përfaqësuesit e opozitës kanë nënshkruar të gjitha procesverbalet gjatë ditës së zgjedhjeve dhe kanë njohur zyrtarisht dhe ligjërisht rezultatet e tyre. Ata humbjen nuk e pranuan politikisht e kështu në fakt treguan se në thelb nuk i vlerësojnë metodat demokratike të veprimit politik. Ky është lajm i keq për Sërbinë. Gjithsesi, opozita kolapsin e vet i’a detyron në radhë të parë rrethanave të tjera dhe jo vjedhjes së sajuar të zgjedhjeve. Mashtrojnë qytetarët për çështje fondamentale edhe kur janë në opozitë, çfarë do të bënin nëse do të vinin në pushtet. Duke rrezikuar etiketimin e hipokritit, dëshiroj të theksoj si sërb dhe sërb përparimtar besimin tim të sinqertë se kolapsi, të cilin opozita kryesisht e ka sjellë vetë, nuk është mirë për Sërbinë. Do të doja të mund të them se kush humb ka të drejtë të zemërohet, por kur shikoj gjithë atë zemërim të gjeneruar në fabrikat e urrejtjes në rrugët e qytetit tim, histori katastrofike dhe shpifje të rrezikshme për Sërbinë që dalin nëpër botë ose kur shoh të rinj të plagosur rëndë-punonjës të MPB, nuk më vjen për të qeshur.

Flitet shumë për ndikimin e faktorit të jashtëm në protestat e një pjese të opozitës e cila kërkon fillimisht anulimin e zgjedhjeve të Beogradit e më pas ato republikane?

Do t’u thoja aktorëve nga të gjitha opsionet politike për rrezikun nga mundësia që ne si shoqëri vetë të bëhemi monedhë për konfliktet mes fuqive të mëdha përmes etiketimit të pakujdesshëm dhe tërheqjes së paraleleve mes zhvillimeve në Sërbi dhe rajoneve të tjera të në botë. Për shembull, etiketa autokrat mund të tingëllojë e dobishme nëse aplikohet ndaj kundërshtarit politik në Beograd, por nëse deklarohet njëanshmërisht, prodhon dëme për mbarë vendin, ndërsa rezultati politik në shtëpi sigurisht që nuk do të merret. Jam shumë i shqetësuar për dëmtimin e reputacionit të Sërbisë nga pamjet e kaosit paszgjedhor nëpër rrugët e Beogradit. Të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor duhet të pranojnë me qetësi rezultatet e procesit zgjedhor. Shkelja e reputacionit ndërkombëtar të Sërbisë përmes shpifjeve ndaj procesit zgjedhor si themel i demokracisë, nuk do ta sjellë opozitën në pushtet. Por kjo është dhuratë që u bëhet duarve të gatshme të kundërshtarëve, si dhe armiqve të interesave tona shtetërore e kombëtare të çdo ngjyre e lloji.

Si do t’i përshkruanit gjendjen e tashme të raporteve diplomatike mes Sërbisë dhe SHBA? Cilat janë pikat kyçe të bashkëpunimit dhe sfidave që shikoni?

Forcimi i mëtejshëm i lidhjeve politike, ekonomike dhe kulturore mes Sërbisë dhe SHBA, është i rëndësishëm për arritjen e të gjitha prioriteteve tona kombëtare. Madje dhe për çështjen e Kosovës dhe Metohisë dhe tema nga e kaluara për të cilat kemi mendime fondametalisht diverse. Sërbia ka investuar shumë në atë për përmirësimin e pozitës së vet në vendin më me ndikim të qytetërimit perëndimor. Krijimi i lobit sërb është detyrë e përgjithshme që ka nisur. Dëshirojmë që epoka e re e bashkëpunimit miqësor në marrëdhëniet tona sa më parë të bëhet realitet i përditshëm dhe tek kjo po punojmë shumë. Rezultatet më të mira të bashkëpunimit tonë janë aktualisht në fushën e ekonomisë dhe sportit, por nuk do të dëshiroja të harroja të përmend dhe  partneritetin me Ohajon të cilën e vlerësojmë mjaft.

Cilat janë perspektivat për forcimin e bashkëpunimit të rëndësishëm mes Sërbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës? A egzistojnë iniciativa të planifikuara apo projekte të cilat do të kontribuojnë në përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik?

Bashkëpunimi ekonomik është përfshirë në vitet e fundit në krye të marrëdhënieve sërbo-amerikane. Mjafton të themi se për dy vite radhazi kemi shënuar shkëmbim tregtar rekord prej 1.2 miliardë dollarësh, se fluksi i investimeve po rritet vazhdimisht dhe se Amerika ndodhet në vendin e parë si treg në të cilin Sërbia eksporton më shumë shërbime TIK dhe se është partneri ynë i katërt i tregtisë së jashtme në botë. Vetëm vitin e kaluar organizuam disa misione tregtare dhe vizita të delegacioneve ekonomike si në Sërbi ashtu edhe në Amerikë, si dhe tryeza të rrumbullakëta biznesi, ku në një prej të cilave mori pjesë kryeministrja Ana Bërnabiq. Gjithashtu themeluam Këshillin e Biznesit sërbo-amerikan si platformë e rëndësishme për prezantimin e potencialit ekonomik dhe investues të Sërbisë, si dhe për lidhjen e kompanive amerikane dhe sërbe. Rregullisht bashkëpunojmë me Asocacionin e Biznesit Amerikano-Evropianoqëndror delegacioni i së cilës vizitoi Sërbinë shkurtin e kaluar, si dhe me Dhomën Amerikane të Tregtisë, të cilën në verë kemi mundësinë për t’a pritur në Uashington.

Si bashkëpunon Sërbia dhe SHBA në fushën e sigurisë? Si do të merreni me sfidat rajonale të stabilitetit dhe sigurisë?

Partneriteti i Ushtrisë së Sërbisë me Gardën Kombëtare të Ohajos ndryshoi pamjen rreth ushtarit sërb në Amerikë si dhe të atij amerikan në Sërbi. I jam mirënjohës gjeneralëve Haris dhe Mojsilloviq çka për vendet me gjithë zemër e vlerësojnë këtë miqësi nga e cila përfitojnë shumë të dy palët, ndërsa Sërbia dhe SHBA në këtë kuptim dëshmon përgjegjshmëri dhe përmbajtje, madje dhe përballet me provokacionet më të rënda të regjimit në Prishtinë dhe skstremistët politikë në disa qendra të tjera rajonale.

Si e mbështet ambasada diasporën sërbe në SHBA? Cilat janë iniciativat që synojnë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe forcimin e lidhjeve mes diasporës dhe atdheut?

Duke e njohur rëndësinë dhe kapacitetin e jashtëzakonshëm të diasporës si burim shtetëror i Sërbisë, një nga detyrat që më caktoi presidenti Vuçiq duke më besuar postin e ambasadorit në SHBA, është të punoj më intensivisht me emigracionin tonë si zë i fuqishëm i Sërbisë në Amerikë në kuptimin politik, ekonomik, kulturor dhe akademik. Iniciativat më domethënëse që zbatuam në këtë kuptim, ishin madje dy konferenca të destinuara enkas për diasporën-"Forcimi i lidhjeve", realizuar në shkurt të vitit 2023,ku pas një pause prej disa dekadash në një vend u mblodhën bashkëatdhetarët tanë nga të 50 shtetet federale amerikane. E dyta veçanërisht e rëndësishme, e cila u mbajt për herë të parë në histori vetëm dy muaj më parë në Uashington, i’a kushtuam çështjes sonë më të rëndësishme kombëtare, duke e quajtur atë "Kosova dhe Metohia-Lutja për Paqe, stabilitet dhe drejtësi" dhe në të cilin publikun amerikan dhe komunitetin tonë në Amerikë i njohëm me situatën alarmante në të cilën ndodhet populli sërb në Kosovë për shkak të eskalimit progresiv të dhunës, represionit politik dhe policor dhe shkeljes së përditshme të të drejtave të tyre themelore të njeriut nga ana e Kurtit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Në tre vitet e fundit kemi forcuar stafin e ambasadës në Uashington me figura që janë të përkushtuar për të punuar në një vizion strategjik dhe zhvillimor për përmirësimin e marrëdhënieve me diasporën, duke vizituar rregullisht komunitetin tonë në mbarë kontinentin, duke biseduar me ta dhe së bashku me gjetjen e rrugëve të reja të bashkëpunimit me shtetin amë, por edhe të bashkëpunimit të përgjithshëm të dy vendeve tona.

Figurativisht forcuam Konsullatën e Përgjithshme në Çakago si qendrën më të madhe sërbe në botë çka shkaktoi direkt rritje të interest të biznesmenëve tanë në Amerikë për shtrirjen e biznesit në Sërbi, investimin dhe forcimin e lidhjeve tona ekonomike. Me mbështetjen e presidentit dhe qeverisë, nisëm dhe dy fushata domethënëse-“Merr pasaportën sërbe” në të cilën u mundëson dhe lehtëson njerëzve me origjinë sërbe pavarësisht të kujt brezi janë të parës, të dytës apo të së dhjetës që janë shpërngulur në Amerikë, të lehtësojmë procedurat për të përfituar këtë document të rëndësishëm, si dhe fushatën “Bashkarisht jemi të fortë” në të cilën motivohen bashkëkombasit tanë që të ndërlidhen nëpër shoqata dhe të integrohen më tej, duke krijuar kështu rrjet të fortë të ekonomisë sërbe, kulturës dhe arsimit në aktivitete në tokën amerikane.

Si e shikoni zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe çfarë roli mund të ketë SHBA në këtë proces?

Ndonëse nuk ndajmë mendime të njëjta rreth statusit të Kosovës, Sërbia dhe Amerika edhe sot ashtu sikurse në epokën e aleancës sonë në luftërat botërore, ndajnë qëndrime rreth respektimit të vlerave demokratike të shoqërisë, qasje të përgjegjshme në çdo dialog dhe negociata, respektimin e gjithçkaje që është dakordësuar dhe nënshkruar dhe dënimi i çfarëdolloj forme dhune dhe shkelje e të drejtave të njeriut. Eskalimi dhe diskriminimi i njëanshëm i veprimeve nga ana e institucioneve të përkohshme në Prishtinë të cilat i dikton dhe ndodhen direkt tek Albin Kurti, sipas popullit sërb në Kosovë nuk guxon kush në bashkësinë ndërkombëtare të qëndrojë indifferent. Për ne është e rëndësishme që Amerika t’a njohë këtë sot dhe që nga Uashingtoni shpesh të dëgjohen mesazhe të zhurmshme që bëjnë thirrje për t'i dhënë fund represionit të sërbëve, si ajo e dërguar dhjetë ditë më parë nga kongresmenia Klaudia Teni me projekt-ligjin e saj të dorrëzuar në Kongresin e SHBA. Kongresmenia Teni me këtë document bëri një hap serioz para në qasjen amerikane ndaj marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës dhe besoj se shembulli i saj së shpejti do të ndiqet nga gjithnjë e më shumë kongresmenë republikanë dhe demokratë.

Si angazhohet ambasada në promovimin e kulturës dhe arsimit sërb në SHBA? A egzistojnë manifestime të planifikuara kulturore apo programe edukative?

Lirshëm mund të them se ambasada jonë është një nga përfaqësitë diplomatike dhe konsullore më aktive të Serbisë në botë, qoftë përmes ngjarjeve tona të pavarura, pjesëmarrjes në festivale të mëdha, ngjarjeve të përbashkëta me ambasada të tjera në Uashington apo në partneritet me institucionet kulturore dhe arsimore amerikane. Vetëm vitin e kaluar organizuam dhjetëra ngjarje, mbrëmje letrare, filmike dhe poezie, koncerte, ekspozita të artistëve tanë dhe tubime të ndryshme ku prezantuam krijimtarinë dhe trashëgiminë popullore sërbe para publikut amerikan dhe botëror. Kështu që prezencën e madhe të kulturës sërbe në trupin diplomatik vendas dhe në jetën publike amerikane, i’a detyrojmë mbështetjes së presidentit Vuçiq dhe qeverisë sonë, falë të cilëve kemi dy shtëpi sërbe në kryeqytetin amerikan-në kohë rekord jemi në ndërtesën tonë të re të ambasadës në lokacionin prestigjioz pranë Shtëpisë së Bardhë dhe arritëm të rinovojmë dhe të rikthejmë në shkëlqimin e dikurshëm të mbretërisë sërbe, ndërsa tashmë rezidencën e ambasadës në zemër të Uashingtonit.

Si e përjetuat misionin tuaj diplomatik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Cilat janë sfidat më të mëdha me të cilat jeni përballur dhe si planifikoni të përmirësoni më tej marrëdhëniet mes dy vendeve?

Është nder i jashtëzakonshëm për mua të përfaqësoj mëmëdheun dhe atdheun tonë si ambasador në atë që sigurisht është vendi më i madh dhe më i rëndësishëm në botën perëndimore. Krahas këtij nderi mbaj përgjegjësi dhe detyrim të madh që, direkt me Uashingtonin në kontaktet e përditshme me përfaqësuesit e administratës amerikane, të vazhdojmë të zbatojmë politikën që Aleksandar Vuçiq nisi fillimisht si kryeministër dhe më pas si president, duke ndërtuar dhe forcuar marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë si në Sërbi dhe jashtë saj. Mund të them se sfida më e madhe e shërbimit në Amerikë, ishte pikërisht puna për ndryshimin e pamjes negative të Sërbisë nga vitet 90 të shekullit të kaluar, i rrënjosur thellë në ndërgjegjen e njerëzve në Amerikë së bashku me shumë paragjykime dhe paragjykime për vendin tonë dhe ndaj nesh si popull. Ndonëse sfiduese, kjo detyrë më bën më krenarin sepse rezultatet e ndryshimeve të mëdha në vendin tonë gjatë dekadës së fundit janë të dukshme dhe përmes ndërgjegjësimit të ndryshëm rreth Sërbisë që po ndërtojmë gradualisht, Sërbinë si shtet stabil dhe i fortë në politikë dhe kuptimin ekonomik, Sërbia si partner me të cilin mund të bisedojë dhe negociojë në baza të barabarta. Dhe për këtë vit kemi plane të mëdha, përgatitemi mjaft për gjëra të mira për Sërbinë dhe qytetarët tanë dhe shpresoj që së shpejti t'ju zbuloj disa prej tyre.

Si planifikoni të festoni Krishtlindjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë vit?

Festën më të gëzueshme ortodokse do t‘a festojmë në frymën e të gjitha riteve dhe traditave tona-duke mirëpritur zyrtarët, trokitjen e gotave nën prezencën e liturgjisë së Krishtlindjes në kishën tonë të Shënjt Llukës në Merilend së bashku me emigrantët tanë.

A mund të flisni për rëndësinë e diasporës në forcimin e lidhjeve mes Sërbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë periudhës së festave?

Komuniteti i sërbëve në Amerikë, përveç se është diaspora jonë më e madhe në botë, është më e larmishme në çdo kuptim-politik, ekonomik, akademik, kulturor, filantropik. Këta janë gjenerata të përziera njerëzish që erdhën në Amerikë disa vite më parë, disa dekada apo edhe një shekull më parë, por që të gjithë i bashkon dashuria për atdheun e tyre dhe dëshira për të krijuar ura të reja mes dy popujve tanë bazuar në aleancën e dikurshme të shteteve tona. Si një lloj ambasadori i interesave sërbe në territorin amerikan, ata dëshirojnë të promovojnë më tej imazhin e Sërbisë si vend partnerësh dhe bashkëpunëtorësh me veprimet dhe aktivitetet e tyre, si dhe të kontribuojnë në promovimin e vendit tonë dhe ruajtjen e kulturës dhe traditës sërbe në këto hapësira, ndërsa detyra jonë si shtet është që në të gjithë këtë, t'u japim atyre mbështetjen dhe ndihmën maksimale.

Mjaft po flitet se qeveria e ardhshme duhet të ketë ministri për diasporën? Cili është qëndrimi juaj rreth kësaj?

Sërbët në rajon dhe në botë janë një pjesë e rëndësishme e profilit të politikës së jashtme të Sërbisë dhe kanë një nga rolet kryesore si në përfaqësimin e vendit tonë dhe në luftën për interesat e tij, ashtu si dhe në forcimin e lidhjeve mes Sërbisë dhe vendeve të huaja ku jetojnë. Përmes punës së deritashme të Drejtorisë për bashkëpunim me diasporën dhe sërbët në rajon, si organ përbërës në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në të cilën drejtori Arno Gujon solli zell dhe entuziazëm të veçantë me përpjekjet e tij, është arritur sinergji e mirë e organeve shtetërore në kuptimin e shfrytëzimit të kapaciteteve të rrjetit të degëzuar diplomatiko-konsullor për forcimin e komunikimit dhe bashkëpunimit mes mëmëdheut dhe diasporës. Në kabinetin aktual në Nemanjina punon edhe ekipi i ministrit Gjorgje Miliqeviq, i cili gjithashtu zhvillon aktisht marrëdhënie mes mes mëmëdheut dhe diasporës. Modalitetet e organizimit të pushtetit tonë egzekutiv në katër vitet e ardhshme, do të varen nga vizioni i përparimit dhe prosperitetit të mëtejshëm të Sërbisë të mandatit të ardhshëm të propozuar nga presidenti Vuçiq në Kuvendin Popullor por edhe nga përfaqësuesit e zgjedhur të popullit në parlamentin tonë që merr vendimin përfundimtar. Cilado qoftë forma e ardhshme e atij organi shtetëror që do të përfaqësojë urën e bashkëpunimi mes atdheut dhe popullit sërb në botë, mendoj se është më e rëndësishme të përqendrohemi në vetë thelbin e tij, e kjo është puna e mëtejshme për ndërtimin e partneritetit dhe marrëdhënieve të besimit mes emigracionit dhe institucioneve në Sërbi, si dhe përgjegjësia, përkushtimi dhe ekspertiza e stafit që do të jetë në krye dhe në përbërje të saj.

Si planifikoni të mbani lidhjet dhe bashkëpunimin mes Sërbisë dhe SHBA në vitin e ardhshëm, duke pasur parasysh sfidat aktuale?

Besoj se në tre vitet e fundit niveli i marrëdhënieve mes Sërbisë dhe Amerikës jo vetëm që është ngritur, por janë hedhur baza të tjera në përmirësimin e mëtejshëm të tyre në shumë fusha me interes për vendin tonë dhe qytetarët tanë. Me konsultime të rregullta me presidentin Vuçiq dhe udhëheqjen tonë shtetërore, si dhe me mbështetjen e tyre jashtëzakonisht të rëndësishme për punën tonë, planifikojmë të vazhdojmë me ekipin tonë në Ambasadë për të kontribuar në forcimin e imazhit të Sërbisë në Amerikë si vend i suksesshëm, vend i mundësive të mëdha dhe kulturë të pasur, si dhe zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë dypalësh në rrafshin politik, ekonomik, mbrojtës, kulturor dhe në çdo nivel, çka është edhe detyrë e Ambasadës sërbe në SHBA.

A egziston ndonjë rit apo traditë të veçantë që e theksoni veçanërisht gjatë sezonit të festave?

Në shtëpi të gjithë dëshirojmë ushqimi vendas sërb, ndaj ka theks të madh tek kjo, por kjo gjë nuk mbaron me kaq. Duke nisur nga festa familjare e Shënjt Nikollës, e deri tek Viti i Ri sërb, përpiqemi që të vegjëlve t'u rrënjosim përveç dashurisë, rëndësinë e njohjes së kulturës, traditave dhe riteve të popullit tonë, ashtu si të moshuarit tanë bërën për ne. Dhe këtë po bëjmë me të njëjtin gëzim dhe përkushtim sikur të jemi në Sërbi apo Amerikë. Nëse do të më duhej të zgjidhja disa gjatë atyre pushimeve pothuajse njëmujore, do të zgjidhja ato që u sjellin gëzim të veçantë tre vajzave të mia.

A keni kohë për pauzë gjatë festave të Krishtlindjes?

Kam kohë për pushim të vogël. Pushimet janë kohë e veçantë për mbledhje dhe shoqërim me familjen dhe miqtë, por edhe për të rishikuar dhe analizuar vitin e kaluar, gjithçka të bërë dhe të arritur. Në punën e përfaqësuesit diplomatik sërb në Uashington, kjo është periudhë e rëndësishme kur bëjmë plane për aktivitete të reja për promovimin e vendit tonë dhe hartimin e strategjisë për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Sërbisë dhe SHBA.

Ku dhe me kë do i kaloni festat e Krishtlindjes?

Këtë vit, për herë të parë, po i kaloj festat e Krishtlindjes në rezidencën tonë të sapoçelur në zemër të Uashingtonit me familjen dhe miqtë.

Cili është mesazhi juaj për qytetarët për vitin 2024?

Në vitin e ri 2024, uroj që të gjithë qytetarëve të Sërbisë dëshiroj para së gjithash shëndet, të pasohet nga suksese në të gjitha fushat, të frymëzohen dhe inkurajohen nga vlerat e lashta shekullore të popullit tonë, të jenë njerëz më të mirë, për të bërë vepra të mira, për të kultivuar harmoninë, tolerancën, vlerësimin dhe respektin reciprok dhe që të gjithë të mbledhim forcën për të përballuar dhe kapërcyer sfidat që e ardhmja do të sjellë pashmangshmërisht. Veçanërisht vëllezërve dhe motrave tona në Kosovë, përveç të gjitha sa më sipër, dëshiroj t’u uroj paqe, stabilitet dhe këmbëngulje në ruajtjen e shpirtit sërb. Paqe e Zotit, Krishti u lind!