Mitiq: Prishtina duke arrestuar në bazë të fotografive nga rrjetet sociale po e ngre në një nivel më të lartë “gjuetinë e serbëve”

Aleksandar Mitić
Burim: Kosovo online

Aleksandar Mitiq, bashkëpunëtor hulumtues në Institutin për Politikë dhe Ekonomi Ndërkombëtare, tha për Kosovo online se arrestimi i serbëve nga Policia e Kosovës në bazë të fotografive, si dhe komenteve që ata postojnë në rrjetet sociale, është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe se bëhet fjalë për “gjuetinë e serbëve” në një nivel edhe më të lartë, me qëllim të spastrimit etnik në veri të Kosovës.

Ai thekson se serbët në atë situatë duhet të mbrohen nga EULEX-i, por se ky Mision, siç thotë ai, "ka hequr dorë nga mandati".

“EULEX-i duhet të jetë veçanërisht i shqetësuar për këtë, sepse ai mision ka mandat që të kontrollojë procedurat e tilla që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, por është e qartë se ata ngritën duart nga mandati i tyre për të mos e përmbushur atë dhe se ia lanë Prishtinës. Të zbatojnë plotësisht në mënyrë arbitrare një lloj terrori të tillë që jo vetëm që çon në presion, por edhe në spastrim shtesë etnik të serbëve nga Kosova dhe Metohia”, tha Mitiq.

Ai vlerëson se “gjuetia e serbëve përmes rrjeteve sociale” është një tjetër në vargun e lëvizjeve shqetësuese të Prishtinës dhe se ky trend do të vazhdojë nëse nuk ka një reagim më të fortë politik nga vendet e Kuintit.

“Është edhe një lëvizje dhe trend tjetër shqetësues dhe jam i bindur se do të vazhdojë nëse nuk ka reagim të fortë, kjo nuk mund të pritet më nga EULEX-i, por nëse nuk ka presion politik mbi Prishtinën nga sponsorët e saj nga vendet e Kuintit. Në qoft se nuk ka një gjë të tillë, nuk besoj se mund të ndalet diçka e tillë”, theksoi ai.

Mirëpo, nëse shikoni pamjen më të gjerë, gjatë një viti e gjysmë të fundit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, vëren Mitiq, ka punuar me këmbëngulje për përshkallëzimin, pushtimin e dhunshëm të veriut, shtypjen e të gjithë rezistencës serbe dhe ndërprerjen e lidhjeve të popullit serb në Kosovë me Serbinë, me pëlqimin dhe ndonjëherë edhe me inkurajimin e shteteve anëtare të Kuintit.

Sipas tij, sjellja e akterëve nga perëndimi është identike si para ashtu edhe pas konfliktit në Banjskë dhe nuk mund të pritet që tash të reagojnë ndryshe dhe të marrin anën e popullit serb.

“Tani të gjithë i referohen Banjskës, por po të merret parasysh gjithçka që ka ndodhur më parë, sjellja e Kuintës dhe akterëve të perëndimit është identike si para dhe pas, kështu që nuk shohim se ata kanë tentuar të sfidojnë në asnjë mënyrë edhe para ngjarjet Banjskë në qëllimet dhe veprimet e Kurtit, kështu që nuk pres që kjo të ndodhë tani. Në ditët e fundit, ata mendojnë se kanë më shumë hapësirë ​​për të manovruar dhe janë më rehat t'i japin Kurtit një dorë të lirë sesa para këtyre ngjarjeve. Esenca është se me dhënjën e dritës jeshile Kurtit dhe Prishtinës është njësoj si para Banjskës. Tani nuk pres reagim serioz, do të habitesha nëse do të ndodhte”, ka përfunduar Mitiq.