Mitiq: Rezoluta 1244 bazë e ruajtjes së integritetit territorial të Sërbisë

UN Njujork
Burim: Kosovo Online

Historiani Predrag Markoviq thekson se kredibiliteti i KB është shembur me bombardimin e RF të Jugosllavisë ndërsa Aleksandar Mitiq nga Instituti për Politikë Ndërkombëtare dhe Ekonomi thotë se shumë konflikte pas vitit 1999, ishin si pasojë e mosrespektimit të Kartës së KB por që Rezoluta 1244, sado të jetë cënuar, vazhdon të jetë bazë për ruajtjen e integritetit territorial të Sërbisë, transmeton RTS.

Pas tetë dekadash egzistence e Kartës së Kombeve të Bashkuara, dokumenti që u miratua në vitin 1945 me synim ruajtjen e paqes dhe respektimin e të drejtës ndërkombëtare, gjithmonë e më shumë është vënë në pikpyetje. 

Historiani Predrag Markoviq kujton se kanë qenë pikërisht ngjarjet e vitit 1999 sikurse agresioni ndaj RFJ që minoi kredibilitetin e Kombeve të Bashkuara. 

“Ai ishte operacion ushtarak pa miratimin e Kombeve të Bashkuara dhe sigurisht gjëra jo parimore mbushën mendjen” thotë Markoviq.

Ky i fundit thekson se tashmë është shumë vështirë të mbrosh qëndrimin se fuqitë e mëdha mbrojnë integritetin e Ukrainës kur nuk mbrojtën integritetin e Sërbisë këtu e 26 vite të shkuara duke nisur me shkatërrimin e Jugosllavisë që ishte vendi themelues i KB.

Markoviq shton se sjellja e vazhdueshme e KB, ishte dënimi i krimeve moderne sikurse ato në Rripin e Gazës. Theksoi se nga 54 mijë viktima, 70% ishin gra e fëmijë. 

"Nëse ky nuk është genocid sipas këtyre kritereve të lirshme të genocidit sikurse sot përdoren, nuk e di se çfarë është", theksoi historiani.

Aleksandar Mitiq nga Instituti për Politikë dhe Ekonomi Ndërkombëtare thekson se problemi nuk është tek Karta e KB, por që ajo nuk respektohet.

“Kjo, në fund të fundit, gjatë kohës së Shoqatës së popujve, çoi në shpërbërjen e asaj organizate. Mosrespektimi i funksionimit, pra, pamundësia për të ndëshkuar ata që shkelin dhe zhvillojnë luftëra të dhunshme”, thekson Mitiq.

Po kështu, Perëndimi politik-Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO dhe Bashkimi Europian-me agresionin ndaj RFJ në vitin 1999, pa miratimin e KS të KB, i bërën goditje të madhe Kartës.

“E gjithë kjo vazhdoi në vitin 2008 me koordinimin e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, e cila e rrezikoi më tej Kartën. Shumë konflikte janë rezultat i kësaj”, thotë Mitiq.
Megjithatë, duke folur rreth zhvillimit të KB gjatë dekadave dhe ndryshimit të rendit botëror nga dypolar në njwpolar dhe sot shumëpolar, Mitiq theksoi se ajo vazhdon të përfaqësojë të vetmin sistem të këtij lloji.

Rezoluta 1244 është ende, thotë ai, baza për ruajtjen e integritetit territorial të Sërbisë.

“Sado të jetë cënuar, sado të mos respektohet, para së gjithash nga ata në Perëndimin politik, ajo qëndron baza për ruajtjen e integritetit tonë territorial”, thekson Mitiq.

Historiani Predrag Markoviq i’u referua dhe votimit të fundit në KB për Srebrenicën.

“Kombet e Bashkuara treguan se zërat e vendeve të vogla ende dëgjohen. Kjo ishte një lloj fitoreje morale e Sërbisë, pasi shumica e vendeve të paangazhuara u sollën shumë kritikisht ndaj atij dokumenti”, theksoi Markoviq.

Aleksandar Mitiq kujtoi disa nga sukseset e rëndësishme të Kombeve të Bashkuara.

"Falë Kombeve të Bashkuara, u inkurajua lufta dhe fitorja ndaj aparteidit. U inkurajua lufta për dekolonizim. Edhe sot e kësaj dite përmes UNHCR, ndihmohen gati 50 milionë refugjatë në botë dhe mbi 100 milionë njerëz marrin ushqim", thekson Mitiq.

Ky i fundit thekson se fakti që egzistojnë shtete që shkelin të drejtat e njeriut, nuk do të thotë që vetë Kombet e Bashkuara kanë dështuar.