Mitroviq: Më thanë se jam i pafajshëm dhe më liruan, këtu njeriu është fajtor vetëm se është sërb
Mirko Mitroviq nga fshati Bosce afër Kamenicës së Kosovës i cili u arrestua një ditë më parë, sot u lirua. Për Kosovo onlajn ai shprehet se kur e lanë të lirë nga paraburgimi ku vuajti 24 orë, i thanë se është i pafajshëm dhe mund të shkonte në shtëpi.
"Më thanë që jam i pafajshëm, se nuk jam fajtor dhe mund të shkoj në shtëpi. E dija që nuk kisha bërë asgje, por këtu njeriu është fajtor vetëm sepse është sërb" rrëfen Mirko gjatë kthimit në shtëpi.
Siç tha ai, policia kosovare e arrestoi ndërsa ishte në tualet.
"I’a behën dhe thanë-duart lart. E çfarë mund të bëja. Shkova me ta. Më sollën në Gjilan dhe aty qëndrova në paraburgim 24 orë. Nuk më keqtrajtuan, ishin korrekt me mua, por isha i frikësuar dhe nën stres e më pas bëra serum. U thashë atyre gjithçka çfarë ishte dhe sot në mëngjes më thanë se nuk kisha asnjë faj dhe se mund të shkoja në shtëpi” thotë Mitroviq dukshëm i tronditur.
Ai shprehet se kurrë nuk ka pasur probleme as me sërbët dhe as me shqiptarët.
"Jetoj e punoj këtu në shëndetësi. Jam edhe muzikant përveç kësaj në kohën e lirë. Kam marrëdhënie të mira si me sërbët ashtu dhe me shqiptarët. Jemi në fshat sërb dhe shtëpia është plot me fqinj të cilët erdhën të më presin. Nuk e di se çfarë po bëjnë, sikur qëllimi i tyre është dëbimi i gjithë sërbëve që kanë mbetur këtu" thotë Mitroviq.
Ky i fundit shton se në 24 vite, nuk ka pasur kurrëfarrë problemi.
"Kam kaluar nëpër vendkalime mijëra herë, kam dhënë letërnjoftimin kurrë nuk kam pasur asnjë problem. Dhe tani papritmas ata vijnë dhe më marrin sepse gjoja kam shkatërruar një varr e për shkak të ndonjë krimi lufte“ shprehet Mitroviq.
Bashkëshortja e tij Sidanka në momentin e arrestimit të të shoqit, ishte tek mjeku.
"Erdha në shtëpi dhe nuk pashë askund Mirkon. Pyeta fqinjët se ku është e ata për të mos më tronditur, më thanë se iku të zhgërmonte misër. Mirëpo ai nuk po vinte, i pyes sërish dhe në fund më thonë se është arrestuar. U trondita. Ne jetojmë këtu gjatë gjithë kohës, kemi katër fëmijë. E dija që ai nuk kishte bërë asgjë dhe se ishte i pafajshëm" shprehet Sidanka.
Më herët sot avokati Vasilije Arsiq, të cilin e angazhon Zyra për K&M, ka thënë se Prokuroria ndaj Mitroviqit ka ndërmarrë procedurën, por për momentin nuk kanë prova të mjaftueshme dhe se i është thënë se Mitroviqi është pjesmarrës në veprën penale të “shkatërrimit të varrit".
"Më thanë se ka marrë pjesë në veprën penale të ‘shkatërrimit të varrit’, por tani për tani Prokuroria nuk ka prova të mjaftueshme se bëhet fjalë për krim lufte, pra nuk ka prova të mjaftueshme për pjesmarrje në kryerjen e krimit të luftës" ka thënë Arsiq.
0 komentet