Dejan Pantiqit i zgjatet edhe për dy muaj arresti shtëpiak
Ish polici i Policisë Kosovare Dejan Pantiq, i është zgjatur arresti shtëpiak edhe për dy muaj të tjerë, konfirmon për Kosovo onlajn i biri i tij Predrag Pantiq.
Ky i fundit ka nënvizuar se nuk ka detaje të reja rreth vendimit për zgjatjen e arrestit shtëpiak dhe se shpreson që të atit të tij, t’i lejohet të mbrohet nën liri, por fatkeqësisht kësaj herë nuk ndodhi.
"Vetëm sa na është thënë se babait tim i është zgjatur arresti shtëpiak pa asnjë lloj detaji. Nuk kemi asnjëlloj informacioni të ri, nuk është caktuar asnjë seancë dëgjimore dhe nuk e dimë se në cilin drejtim po shkon çështja. Shpresuam që arresti shtëpiak të zgjatej një ose dy herë, siç është procedura e zakonshme dhe më pas të lirohej për t'u mbrojtur nën liri. Qysh prej fillimit nuk ka pasur rregulla, nuk e dimë më çfarë të shpresojmë” ka thënë Pantiq.
Ky i fundit ka bërë të ditur se avokati i atit të tij do të bëjë ankesë, por nuk shpresojnë se do të pranohet
“Avokati dërgoi ankesën në Gjykatën e Lartë të Apelit por sinqerisht, as ai, dhe as ne më nuk kemi shpresë se ankesa do të pranohet. Prej fillimit kemi shpresuar se përmes rrugës ligjore do të zgjidhej diçka, por këtu nuk ka kurrëfarrë drejtësie. Ata bëjnë çfarë të duan, herën e fundit pesë ditë para skadimit të afatit, na informuan për shtyrjen e arrestit shtëpiak" shtoi Pantiq.
Ky i fundit nënvizon se ndaj atit të vet nuk ka kurrëfarrë prove.
"Provat përfundimisht nuk egzistojnë, por ata nuk duan t’a pranojnë se kanë gabuar" ka thënë Pantiq.
Gjendja shëndetësore e Dejan Pantiqit sipas fjalëve të djalit të tij Predragut, është e luhatshme por e stabilizuar.
"Të qënit ende i mbyllur brenda katër mureve e dëmton atë psikologjikisht“ ka përmbyllur Pantiq.
0 komentet