Montgomeri: Vuçiq ka plotësisht të drejtë se SHBA dhe aleatët anashkaluan KB në lidhje me Kosovën
Ish ambasadori amerikan në Beograd Uilliam Montgomeri ka thënë në intervistë për Kosovo onlajn se presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka të drejtë kur thotë se SHBA së bashku me disa aleatë europianë anashkaluan Kombet e Bashkuara dhe me NATO-n hyrën në fushatën për bombardimin e Sërbisë në vitin 1999.
Montgomeri duke parë fjalimin e djeshëm të Vuçiqit gjatë Asamblesë së Përgjithshme të KB, shton se është e saktë dhe është i njëjti grupim i vendeve që njohën njëanshmërisht pavarësinë e Kosovës, pavarësisht KB.
"Pasoja e kësaj është se Putin këtë mundet t’a shfrytëzojë si justifikim për qëllimet e tij të dhunshme në Ukrainë. Plotësisht e drejtë. Problemi është se kur bie këmbana, nuk ka kthim pas. Fokusi ynë është në përpjekjen për të lidhur të gjithë këtë rajon për të ecur përpara dhe për të punuar së bashku” ka thënë Montgomeri.
Diplomati amerikan ka theksuar rëndësinë e rolit të të dërguarit special të BE Mirosllav Llajçak në të.
"Vlerësim të madh jap për Mirosllav Llajçakun për atë që punon me durim prej vitesh në këtë" ka thënë Montgomeri.
(Intervistën e plotë të Uillaim Montgomeri, Kosovo onlajn do ta publikojë nesër)
0 komentet