MPB e Serbisë: Arrestohet një pjesëtar i UÇK-së i dyshuar për krime lufte
Burim: Ministarstvo unutrašnjih poslova Srbije
Pjesëtarët e Shërbimit për Zbulimin e Krimeve të Luftës të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë kanë arrestuar A.Q. (1973) për dyshimin e bazuar se gjatë konflikteve të armatosura në Kosovë, si pjesëtar i UÇK-së, ka kryer veprën penale të organizimit të grupit dhe nxitjes për kryerjen e gjenocidit dhe krimeve të luftës.
I dyshuari në prill të vitit 1998 i ishte bashkuar shtabit lokal të UÇK-së për fshatin Romajë, komuna e Prizrenit, dhe si pjesëtar i Brigadës 138 “Agim Ramadani” kishte marrë pjesë në sulmin ndaj karakollit të Koshares gjatë vitit 1999.
Me urdhër të prokurorit të kujdestarisë për krime lufte, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, pas së cilës, bashkë me kallëzimin penal, do të dërgohet në prokurorinë kompetente, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

0 komentet