Prokuroria Speciale e Kosovës ngre akuzë ndaj Z. P. për krime lufte

Specijalno tužilaštvo
Burim: Gazeta Express

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur akuzë ndaj Z. P. i dyshuar për krime lufte, transmeton Reporteri.

Sikurse bëhet e ditur në njoftimin e Prokurorisë Speciale, hetimet kanë konfirmar se i pandehuri Z.P. i armatosur me uniformë në bashkëpunim me pjestarë të tjerë të policisë dhe ushtrisë sërbe, kanë marrë pjesë në vrasjen, plagosjen, deportimin masiv dhe plaçkitjen e shtetasve shqiptarë civil.

Prokurori tha se gjykimi do zhvillohet në mungesë duke ditur se i pandehuri është në arrati.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot akuzën në Gjykatën Themelore në Prishtinë-në njësinë e veçantë ndaj të pandehurit Z.P. sanksionuar me nenin 142 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal të RSFJ. Hetimet kanë treguar se i pandehuri Z.P. që ishte i armatosur me uniformë në bashkëpunim me pjestarë të tjerë të policisë dhe ushtrisë sërbe, kanë marrë pjesë në vrasje, plagosje, deportim masiv dhe plaçkitje të qytetarëve civilë të etnisë shqiptare të cilët nuk ishin pjesmarrës në luftë. Prokurori shtetëror tha se gjykimi do të kryhet në mungesë duke ditur se i pandehuri është shpallur në arrati” bëhet e ditur në deklaratë.

Shtohet se Prokuroria Speciale “qëndron e përkushtuar për procedimin e krimeve që janë kryer gjatë luftës në Kosovë, të japë drejtësi për viktimat dhe përgjegjësi për autorët e tyre në përputhje me standartet ndërkombëtare”.