MPJ e Serbisë: Serbia me projektligjin për Kosovën kërkon të mbrojë të drejtat dhe sigurimin social të serbëve

MSP Srbije
Burim: MSP Srbije

Pasi BE dhe SHBA paralajmëruan se Serbia ka shkelur detyrimet nga dialogu duke miratuar Projektligjin për shpalljen e Kosovës si zonë e mbrojtjes së veçantë sociale, Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë thotë se ligji në fjalë synon të mbrojë të drejtat dhe siguria sociale e popullit serb në Kosovë, në përputhje me përkushtimin më të gjerë të Serbisë për stabilitet në rajon.

Sipas Ministrisë, Serbia është e përkushtuar për dialog konstruktiv dhe të hapur me të gjithë partnerët e saj, përfshirë BE, SHBA dhe Britaninë e Madhe, si dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, dhe vlerëson komunikimin transparent dhe publik në zgjidhjen e çështjeve të ndjeshme.

“Ligji në fjalë synon të mbrojë të drejtat dhe sigurinë sociale të popullit serb në Kosovë dhe Metohi, në përputhje me përkushtimin tonë më të gjerë për stabilitetin në rajon. Edhe në Rezolutën e OKB-së të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme, me të cilën BE mori përsipër rolin e lehtësuesit të dialogut, përcaktohet se dialogu duhet të synojë përmirësimin e jetës së njerëzve. Me masat e propozuara, Beogradi përpiqet pikërisht për këtë qëllim – përmirësimin e kushteve dhe cilësisë së jetës së serbëve në Kosovë dhe Metohi”, thuhet në deklaratën e publikuar në Tviter.

Çështja e statusit, theksohet, asnjëherë nuk duhet të ketë përparësi ndaj të drejtave të njeriut, të cilat, siç thuhet, janë shkelur rëndë nga një sërë veprimesh të pakoordinuara dhe të njëanshme nga qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, as mbi përpjekjet për të zbatuar marrëveshjet ekzistuese.

“Ende shumë i shqetësuar për mirëqenien e popullit serb dhe komuniteteve të tjera, ne gjithashtu shpresojmë shumë që reagimet e publikut ndaj përpjekjeve legjitime të Beogradit për të ndihmuar ata që vuajnë si rezultat i veprimeve të njëanshme dhe të pakoordinuara nuk do të interpretohen si inkurajim të mëtejshëm për veprime të tilla. Serbia mbetet plotësisht e angazhuar në procesin e dialogut dhe është e përkushtuar për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, duke përfshirë Bashkësinë e Komunave me Shumicë Serbe (BKS). Ne besojmë se të gjitha palët, përfshirë partnerët tanë ndërkombëtarë, duhet të mbështesin një qasje të hapur dhe bashkëpunuese për të siguruar që dialogu të mbetet efektiv dhe me respekt reciprok”, tha Ministria.

Vetëm një qasje e drejtë dhe e balancuar ndaj dialogut dhe zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese do të nxisë besimin dhe do të ndihmojë në ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të sigurt së bashku.

“Bëjmë thirrje për diskutime të mëtejshme konstruktive me të gjitha palët e përfshira në mënyrë që të zgjidhen të gjitha problemet drejtpërdrejt dhe në mirëbesim. Serbia, si gjithmonë, është e gatshme të punojë për një të ardhme paqësore, stabile dhe të sigurt për të gjithë popujt dhe komunitetet në rajon”, theksohet në deklaratë.