Gjuriq: U përcollëm mesazh të qartë-Kurti shemb gjithçka që bashkësia ndërkombëtare ka bërë në Kosovë
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka thënë pas seancës së Këshillit të Sigurimit në KB se Sërbia përcolli mesazhe të qarta dhe të forta-që gjithçka që bën regjimi i Albin Kurtit në Kosovë shemb direkt gjithçka që bashkësia ndërkombëtare ka bërë dhe investuar.
"Dhe ky është ndërtimi i bashkëjetesës, demokracisë, të drejtave të njeriut. Të gjitha këto regjimi i Kurtit për dy vite e gjysmë, i hodhi poshtë këmbëve” tha Gjuriq në deklaratën për gazetarët.
Ai tha se ndërkohë sërbët në Kosovë janë qytetarë të dorës së dytë dhe viktima të persekutimit.
“Gjithçka i kemi dokumentuar mirë, paraqitëm raste konkrete, prova rreth përndjekjes dhe diskriminimit të sërbëve në shumë nivele dhe lëvizjeve të njëanshme, rreth sulmeve ndaj fëmijëve sërbë, madje edhe ngacmime të grave në baza kombëtare, çka është krejtësisht e papranueshme”, theksoi Gjuriq.
Ky i fundit tha se në seancën e KS të KB, foli rreth asaj çka çoi deri në zhvendosjen e re të sërbëve nga veriu i KA të K&M, rreth bastisjeve në filjalet e Bankës së Kursimeve Postare, tek organet dhe institucionet që sërbëve u ofronin shërbime jetike.
“Mesazhi ynë ishte pamëdyshje, kjo duhet të ndalet dhe menjëherë të përfundojë nëse dëshirojmë të kemi Kosovë e Metohi multietnike dhe demokratike” tha shefi i diplomacisë sërbe.
Tha dhe se ka përdorur fjalën Metohi qëllimishëm gjatë fjalimit të tij.
“Kjo e nervozoi Donika Gërvallën, sepse fjala Metohi, egziston prej shekujsh. Ne krenohemi me Metohinë, kjo është fjalë që vjen nga greqishtja dhe shënjon pronë manastiri. Dhe kjo flet rreth egzistencëës shumëshekullore të popullit tonë në Kosovë e Metohi” tha ministri Gjuriq.
Ky i fundit tha se Donika Gërvalla tentoi që me fyerjen ndaj presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq, të shkaktonte reagime, incidente dhe tensione.
“I’u përgjigja pa mëdyshje, se si qytetare e Sërbisë, nuk duhet të flasë në atë mënyrë për presidentin që sipas të drejtës ndërkombëtare, është dhe presidenti i saj”, ka përsëritur Gjuriq.
Ky i fundit tha se Prishtina përcolli mesazh se nuk është pro normalizimit të marrëdhënieve dhe e ka shënjuar Sërbinë si “shtet fashist”, ndërsa njëkohësisht, Kurti rehabilitoi shtëpinë e bashkëpunëtorit nazist Xhafer Devës duke e etiketuar hero kombëtar.
"Rrugët mbajnë emrin e Xhafer Devës dhe në përgjithësi përmes tij rehabilitohet ideologjia e cila nuk do të duhej të rehabilitohej'',ka thënë Gjuriq.
Zbulohen përpjekjet e Albin Kurtit për të mos formuar kurrë BKS
Gjuriq ka thënë se në fjalimin e tij ka ekspozuar dhe zbuluar publikisht tentativat e Albin Kurtit për të mos formuar kurrë Bashkësinë e Komunave Sërbe.
“Fola rreth kësaj se ai mburret se nuk ka ndërmend të zbatojë marrëveshjen e Brukselit. Kurti mburret se nuk ka ndërmend të krijojë BKS, ndërsa i ashtuquajturi ministri i tij i brendshëm mburret se nuk ka ndërmend të zbatojë nenin 9 për të mundësuar pjesëmarrjen proporcionale të sërbëve në policinë e veriut të Kosovës e Metohisë”, tha Gjuriq.
E gjithë kjo, theksoi ai, paraqet thirrje ndaj bashkësisë ndërkombëtare për veprim dhe kërkesë të Sërbisë për të sanksionuar regjimin e Kurtit dhe ndryshuar paradigmën në raportet mes sërbëve dhe shqiptarëve.
Për këtë, megjithatë, është parakusht i domosdoshëm që ata që vazhdimisht i prishin këto marrëdhënie, t'i sanksionojnë, t'i izolojnë dhe t’i margjinalizojnë në sensin politik, tha shefi i diplomacisë sërbe.
Ky i fundit përsëriti se Sërbia nuk është në konflikt me popullin shqiptar, interesat dhe traditat e të cilit i respekton.
"Por nuk kemi respekt për regjimin e Kurtit i cili shkel të drejtat e sërbëve dhe të gjithë joshqiptarëve. Ftova shqiptarët që të refuzojnë këtë politikë etno-nacionaliste të ndasive që na mban peng ne dhe ata në Kosovë e Metohi dhe që mbarë rajonin e shtyn vazhdimisht tek e kaluara” tha ministri Gjuriq duke shtuar se Gërvalla, dorës së tij të shtrirë, i’u përgjigj me ofendime dhe përpjekje për të poshtëruar Sërbinë.
Gjuriq theksoi se e rëndësishme është që t’i tregohet bashkësisë ndërkombëtare se Sërbia është shtet që i trajton të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë pavarësisht nga kombësia.
Me rastin e deklaratës së Gërvallës se në Kosovë nuk ka diskriminim nën vlerësimin se Raporti i punës së UNMIK është “i paplotë dhe prosërb i intonuar”, u përgjigj duke kujtuar se 20% e sërbëve nën terrorin e Kurtit, u është dashur t’a lënë Kosovën.
Duke komentuar fjalimet e përfaqësuesve diplomatikë të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të KB, ai tha se në radhë të parë u është mirënjohës përfaqësuesve të anëtarëve të përhershëm të Këshillit që kanë përkrahur integritetin territorial dhe sovranitetin e Sërbisë, por dhe atyre që këtë nuk e kanë bërë, ndërsa foli rreth situatës së vështirë të popullit sërb në Kosovë dhe masat e njëanshme të Kurtit që cënojnë dialogun, mbijetesën e popullit sërb dhe stabilitetin në rajon.
“Kjo flet se aksioni ynë diplomatik ka rezultate dhe se duhet të vazhdojmë shumë më tepër në periudhën e ardhshme, të punojmë në atë për të fituar tek ata që nuk e mbështesin qëndrimin tonë për çështjen e statusit, por ka hapësirë që së paku të mbështesin të drejtat njerëzore të sërbëve në Kosovë e Metohi” shtoi Gjuriq.
Ky i fundit konstatoi se është e dukshme performanca e balancuar e shumicës së përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare dhe se është domethënëse që shefja e UNMIK Karolin Ziade, paraqiti të paktën një pjesë të fakteve të atyre që po ndodhin në Kosovë.
0 komentet