Në Lleposaviq nënshkrimi i peticionit për shkarkimin e kryekomunarit nis nesër në orën 9

Veselin Radović
Burim: Kosovo Online

Mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryekomunarit të Lleposaviqit do të nisë nesër në orën 9, ka bërë të ditur përfaqësuesi i iniciatiivës së grupit nga kjo komunë, juristi Vesellin Radoviq.

"Po informoj publikun dhe qytetarët e Lleposaviqit se nesër në orën 9 do të nisë mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e qeverisë vendore ilegjitime dhe ilegale që ndodhet në Komunën e Lleposaviqit. Kohës i erdhi fundi në ndërmarrjen e aksioneve që ushtrohen ndaj popullit sërb", ka thënë Radoviq për Kosovo onlajn.

Ai tha se dje kanë marrë aprovimin që të mund të shfrytëzojnë hapësirën para godinës së Komunës së Lleposaviqit.

"Dje kemi marrë aprovimin për këtë, kështu që nesër do të nisim mbledhjen e nënshkrimeve nga ora 9" ka shtuar Radoviq.

Ky i fundit ka theksuar se pret reagim të madh nga ana e qytetarëve dhe ftoi gjithë banorët e Komunës së Lleposaviqit të vijnë dhe të ndihmojnë në zgjidhjen e kësaj situate.