Krtiniq: Nënshkrimi i peticionit për shkarkimin e kryekomunarit të Mitrovicës së Veriut nesër në Pallatin e Sporteve

Članica inicijativne grupe za smenu gradonačelnika opštine Severna Mitrovica Sanja Krtinić
Burim: Kosovo Online

Sanja Krtiniq, anëtare e grupit iniciativ për shkarkimin e kryekomunarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, tha për Kosovo online se peticioni dhe mbledhja e nënshkrimeve të qytetarëve do të fillojë nesër në ora 9:00 në Pallatin e Sporteve.

“Në emër të grupit iniciativ për shkarkimin e kryekomunarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, shfrytëzoj rastin që t'i njoftoj qytetarët se më në fund i kemi mbledhur të gjitha dokumentet e nevojshme dhe se nesër do të fillojmë me peticionin.“Në emër të grupit iniciativ për shkarkimin e kryekomunarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, shfrytëzoj rastin që t'i njoftoj qytetarët se më në fund i kemi mbledhur të gjitha dokumentet e nevojshme dhe se nesër do të fillojmë me peticionin.


Nesër nga ora 9:00 do të mbledhim nënshkrimet e qytetarëve në sallën e sportit në qytetin tonë”, tha ajo.

Po ashtu, Krtiniqi ftoi të gjithë qytetarët e Mitrovicës së Veriut që të mbështesin mbledhjen e nënshkrimeve.

“U bëj thirrje qytetarëve që të votojnë për largimin e kryekomunarit që nuk e udhëhoqi këtë qytet për të mirën e këtij popull dhe të gjithë qytetarëve. Shpresoj sinqerisht se do të kemi një përgjigje të madhe nga qytetarët, që peticioni të nënshkruhet në kohë rekord, që të dërgohet për shqyrtim”, tha Krtiniq.