Në rrjetet sociale fotografitë e Kurtit dhe Sveçlës me të arrestuarin që u kap me drogë në Shqipëri
Në rrjetet sociale dalin foto të Albin Kurtit dhe Xhelal Sveçlës me anëtarin e Vetvendosjes Besnik Mujecin i cili sot u arrestua pasi u kap me drogë në Shqipëri.
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Berat Rukiqi ka publikuar në Fejsbuk, fotografinë e këshilltarit të Vetvendosjes në Këshillin Komunal të Prishtinës Besnik Mujeci me ministrin Xhelal Sveçla.
Rukiqi në Fejsbuk ka shkruar shkurtimisht për afërsinë e "tregtarëve" të drogës me ministrin e policisë.
Interesante është se në rrjetet sociale egziston edhe fotografia e Albin Kurtit me të arrestuarin Mujeci.
Policia në Shqipëri arrestoi anëtarin e Lëvizjes Vetvendosja dhe këshilltarit të kësaj partie në Këshillin Komunal të Prishtinës Besnik Mujeci nën dyshimet e shitjes dhe tregtimit të narkotikëve në Shqipëri ndërsa në këtë aksion policor u sekuestruan lëndë narkotike me vlerë gati gjysmë milioni euro, transmeton Albanian post.
Mujeci siç bëhet e ditur, ishte pjesë e grupit kriminal i cili transportonte lëndë narkotike në Shqipëri.
Policia Shqiptare bën të ditur se "I arrestuari u zbulua pas dyshimit të egzistencës së lëndës narkotike në të cilën ndodheshin 11.300 tableta ekstazi", vlera e të cilës në treg shkon në 400.000 euro.

komentet