Vuçiq: Rasti Sveçla provë e hipokrizisë kolektive perëndimore
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka theksuar sot se fotoja e Xhelal Sveçlës në përmbysjen e xhipit të EULEX, është veçse pamja e hipokrizisë së plotë kolektive perëndimore.
"Kjo është fotoja e hipokrizisë së plotë kolektive perëndimore, më shumë sesa turp për Sveçlën. Ai të njëjtën gjë bën edhe sot. Kjo flet për standarte të dyfishta, hipokrizi e BE dhe SHBA" ka thënë Vuçiq për TV Pink i pyetur edhe për rastin se Sveçla nuk u përgjigj penalisht për huliganizëm 10 vite të shkuara për të cilën u akuzua për rastin e mëparshëm. Vuçiq tha se Sveçla për përmbysjen e xhipit të Euleks as nuk u ndoq penalisht dhe as nuk mbajti përgjegjësi.
"Nuk e akuzoi atë as prokurori i ashtuquajturi kosovar dhe as europian, por ndjekin penalisht sërbët që nuk kanë bërë ndonjë gjë të tillë. Kur i pyesni sesi është e mundur kjo, nuk do të keni prej tyre asnjë përgjigje" ka shtuar Vuçiq.
Ky i fundit tha se emocionalisht përherë themi se kjo nuk është e drejtë ndaj nesh, por kjo nuk na shpëton dot.
"Na duhet të mësohemi me këtë dhe realiteti është që drejtësi për sërbët nuk ka, se lotët tanë nuk kanë prindër në perëndim. Nuk duhet të kemi ndonjë iluzion. Por ne luftojmë dhe arrijmë të ruajmë veten në komunitetin ndërkombëtar" tha ai.
Për dy ditë më 27 qershor, mbushen shtat vjet, pesë muaj e 27 ditë kur Sveçla, kryetari i Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj e të tjerë, u akuzuan për sjellje huligane dhe të tjera vepra penale gjatë protestës së mbajtur në vitin 2013.
Kjo do të thotë se pas 10 vitesh kur në ngarkim të tyre pati vepra penale, u mbyllën pa epilog, për shkak të përmbylljes së afateve kohore transmetojnë mediat kosovare.
0 komentet