Në shkollën “Shën Sava” në Kllokot është shkruar grafiti “UÇK”

Burim: Facebook Kosovo i Metohija
Në murin e shkollës fillore “Shën Sava” në Kllokot mëngjesin e sotëm kanë dalë grafiti “UÇK”.
Ata janë vërejtur nga ndihmësi dhe rojtari i sigurisë, Zharko Tomiq, i cili ka thënë për Kosovo online se ka parë grafitin “UÇK”, si dhe një mesazh fyes për Serbinë, herët në mëngjes kur ka ardhur në punë dhe ka kontolluar shkollën.
Tomiqi hoqi grafitin, që fëmijët të mos shqetësoheshin dhe trembeshin.
Shkollën fillore “Shën Sava” e ndjekin më shumë se 70 nxënës nga Kllokoti, nga parashkollor deri në klasën e 8-të.
Për momentin nuk dihet se kush e ka shkruar grafitin.
Grafitet “UÇK” gjatë muajve të kaluar janë shkruar edhe në viset tjera serbe në Kosovë, në Suhodoll, Rahovec, Mitrovicë e Veriut, që shkaktoi ankth te serbët.
0 komentet