Rrëzohet kërkesa e prokurorit, dy të rinj serb nga Kllokoti urdhëruar arrest shtëpiak
Burim: Reporteri
Gjykata në Gjilan urdhëroi arrest shtëpiak për të rinjtë serbë Dejan M. (27) dhe Aleksandar S. (31) nga Kllokoti, të cilët u arrestuan nga policia e Kosovës për dyshimin se kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm, kur disa të shtëna u qëlluan në ajër gjatë Natën e Buzmit në portën e kishës.
Siç ka deklaruar për Kosovo Online avokati Delleviq, “gjykata e ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për paraburgim gjyqësor”.
“Është shqiptuar masa prej 30 ditësh arrest shtëpiak”, tha avokati Delleviq, i cili përfaqëson Aleksandar S., duke shtuar se gjykata e akuzon klientin e tij për vepër penale të mbajtjes dhe përdorimit të paautorizuar të armëve të zjarrit.
Pas arrestimit, nga Zyra për Kosovë dhe Metohi theksuan se është e qartë se me arrestime të tilla, lidhur me kremtimin e Krishtlindjeve, si festën më të gëzuar ortodokse, serbët ndërgjegjësohen se nuk kanë të drejtë për festat e tyre.
Zyra për Kosovë dhe Metohi u ka ofruar të rinjve nga Kllokoti të gjithë ndihmën juridike falas dhe një avokat.
0 komentet