Nedelkoviq: Është domethënëse që në prag të zgjedhjeve në SHBA, Serbia vendosi bashkëpunim të suksesshëm si me republikanët ashtu edhe me demokratët
Profesori asistent i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd, Stevan Nedelkoviq, thotë për Kosovo online se Serbia ka krijuar bashkëpunim të mirë si me republikanët ashtu edhe me demokratët në SHBA dhe se, pavarësisht se kandidati i kujt do të fitojë zgjedhjet presidenciale vitin e ardhshëm, nuk do të ketë ndryshime drastike në politikën e Uashingtonit.
“Më parë ekzistonte një lloj mantra që republikanët ishin të prirur ndaj Serbisë, ndërsa demokratët jo. Para së gjithash, nga vlerat konservatore të trashëguara nga Partia Republikane dhe disa logjika anti-klintonase që ekzistonin realisht në vendin tonë, do të thoja, mjaft të bazuara. Mirëpo, vitet e fundit ajo mantra ka ndryshuar, sepse siç e shohim shteti i Serbisë ka bashkëpunim mjaft të suksesshëm si me demokratët ashtu edhe me republikanët. Pra, mendoj se ndryshimet, nëse do të ndodhnin në SHBA, nuk do të ndikonin në mënyrë drastike në politikën që SHBA-të do të kishin ndaj Serbisë”, beson Nedelkoviq.
Ai vazhdon se nëse Partia Republikane dhe kandidati i saj, cilido qoftë ai, pasi është i panjohur për momentin, fitojnë zgjedhjet presidenciale, kjo mund të nënkuptojë një qasje më të nuancuar dhe më të mirë ndaj Serbisë, duke pasur parasysh, thotë Nedeljkoviq, kontaktet e mira që shteti i Serbisë ka me Riçard Grenellin, por edhe me shumë politikanë të tjerë nga SHBA-të që vijnë nga kjo parti.
“Në anën tjetër, nëse shikojmë qëndrimin e zotit Eskobar apo ambasadorit Hill ndaj Serbisë, shohim se nuk është gjë tjetër veçse qëndrim i keq që kujtojmë nga vitet e 90-ta.
Ka shumë më tepër mirëkuptim për interesat, për pozitën e Serbisë dhe atë që më duket e kanë njohur shumë mirë, reputacionin dhe prestigjin e Serbisë. Nëse e dëmton Serbinë, ajo ndihet shumë e plagosur dhe kjo mund t'i përkeqësojë në mënyrë drastike marrëdhëniet mes Serbisë dhe SHBA-së”, thotë Nedelkoviq.
I pyetur nëse SHBA po nxiton për të arritur një zgjidhje apo një përparim të rëndësishëm në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës para zgjedhjeve, si dhe nëse mund të pritet që tema e Kosovës të jetë në fokus të fushatës presidenciale, Nedelkoviq përgjigjet se mendon se jo.
“Nëse bëjmë një analogji me vitin 2020, kemi parë që edhe Donald Tramp ka dashur të përdorë çështjen e Kosovës për fushatën e tij. Do të thosha, pa asnjë bazë, se obsesioni i Donald Tramp ishte, dhe besoj se është akoma, fitimi i çmimit Nobel për Paqen. Në anën tjetër, nëse ndjekim trendet e politikës së jashtme të administratës së Xhozef Bajden, nuk do të thosha se çështja e Kosovës do të jetë prioritet në vitin zgjedhor. Në një vit zgjedhor, veçanërisht kur presidenti aktual kandidon, dhe ne kete moment Xhozef Bajden po lufton per nominimin e partise se tij, e me vone sigurisht per fitoren ne zgjedhjet presidenciale, nuk besoj se do te investoje shume energji dhe kohe ne dicka qe do te ishte zgjidhja perfundimtare e problemit. Çështja e Kosovës, çfarëdo që të thotë kjo”, thekson Nedelkoviq.
Ai shton se për momentin ne ende “po mbulohemi me disa mantra se ky është normalizim” dhe beson se në vitin 2024 SHBA-të do të japin mbështetje të plotë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
“Natyrisht, nuk do të thotë se mund të pritet një lloj zgjidhje përfundimtare në atë vit. Ne kishim disa zgjidhje edhe në vitin 2023, planin franko-gjerman dhe Marrëveshjen e Ohrit, kështu që shohim se pak po zbatohet për momentin. Por ajo që është e rëndësishme, dhe ajo që është e rëndësishme për SHBA-në, është se ka stabilitet. Prioriteti i SHBA-së kur bëhet fjalë për Serbinë është dhënia e rëndësisë dhe dhënia e kontributit të Serbisë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Një tjetër gjë është konstruktiviteti kur është fjala për dialogun me Prishtinën. Janë dy gjëra kyçe në bazë të të cilave SHBA-ja e mat politikën e saj ndaj Serbisë”, thekson bashkëbiseduesi ynë.
komentet