Si e spegon kongresmenia Teni propozimin që SHBA të pezullojë ndihmën për Kosovën deri në përmbushjen e të gjitha detyrimeve
Kongresmenia amerikane Klaudia Teni në projektligjin që i’a paraqiti Dhomës së Përfaqësuesve, me të cilin kërkon që SHBA të pezullojë ndihmën për Kosovën deri në përmbushjen e të gjitha detyrimeve, në mënyrë të detajuar renditi se në cilën mënyrë Prishtina ka shkelur ndër vite Marrëveshjen e Brukselit dhe të drejtat e sërbëve duke kontribuar në destabilizimin e rajonit dhe në rritjen e tensionit, ndonëse merr mbështetje të konsiderueshme nga Uashingtoni.
Në ligj kujtohet se Bashkimi Europian në vitin 2013 ndërmjetësoi tek bisedimet mes Kosovës dhe Sërbisë për normalizimin e marrëdhënieve dhe se Marrëveshja e Brukselit kërkon-krijimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë sërbe për të garantuar të drejtat sërbëve kosovarë; një forcë policore për të gjithë Kosovën, me 10 komandantë rajonalë në zonat me shumicë sërbe, të cilët do të jenë sërbë të Kosovës, të zgjedhur nga lista e ofruar nga komuna, ashtu sikurse sërbët e Kosovës përbëjnë shumicën e këshillave të caktuara gjyqësore në zonat me shumicë sërbe.
Konstatohet se pas një dekade, Kosova ende nuk ka krijuar BKS duke shkelur Marrëveshjen e Brukselit.
Shtohet se sërbët të frustruar nga mungesa e progresit në themelimin e BKS, protestuan për zgjedhjet lokale të prillit 2023 kur në komunat me shumicë sërbe pjesëmarrja ishte vetëm 3.39%, ndërsa shumica e votuesve ishin shqiptarë të Kosovës.
Përkundër pjesëmarrjes së pamjaftueshme, kryekomunarët-shqiptarë kosovarë, u vendosën nga policia speciale duke shkelur Marrëveshjen e Brukselit, thuhet në akt.
Në projektligj bëhet e ditur se SHBA i ka siguruar Kosovës mbi dy miliardë dollarë ndihmë qysh prej vitit 1999, ndërsa Kosova shumë herë ka diskriminuar sërbët, pavarësisht fjalëve të ambasadorit amerikan në Prishtinë Xhefri Hovenier se kjo ndihmë shërben për të “siguruar që të gjithë qytetarët e Kosovës të kenë qasje në institucionet përgjegjëse të shërbimit, për të qenë kompetente për të kërkuar llogari për ato shërbime dhe për të përparuar përmes mundësive të forta ekonomike dhe demokratike".
Theksohet se diskriminimi i bërë nga Prishtina përfshin-sekuestrimin e autoveturave me targa sërbe, heqjen e rrobave me mbishkrime sërbe për sërbët; ngacmimi i sërbëve nga ana e Forcave të Sigurisë së Kosovës, paragjykim ndaj sërbëve në shërbimin shtetëror dhe në tregun e punës, mohimi i gjykimit të drejtë publik dhe dënimet e gjata paraprake dhe moszbatimi i vendimeve gjyqësore në favor të sërbëve, veçanërisht në mosmarrëveshjet pronësore.
Gjithashtu, kujtohet se organizatat e shoqërisë civile të sërbëve të Kosovës shprehën shqetësimin për kriminalizimin e “shprehjes së pikëpamjeve politike, e cila është e drejtë universale e njeriut e garantuar në konventat ndërkombëtare, si dhe me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”.
“Refuzimi i Kosovës për të mbështetur Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, kontribuon në destabilizimin e rajonit dhe në rritjen e tensioneve në Ballkan”, thuhet në propozimin e këtij akti.
Ndaj Kongresi duhet që me miratimin e këtij propozimi të dëshmojë e të besojë se aksionet e Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti janë shkelje të konventave ndërkombëtare, ligjeve kosovare, shkelje e marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013 dhe se ato janë në kundërshtim me idealet e SHBA siç është shteti ligjor, demokracia, vetëvendosja dhe të drejtat e pakicave.
"Aksionet e Kosovës minojnë përpjekjet globale për të arritur paqen dhe stabilitetin në Europën Lindore dhe në Ballkan. Destabilizimi i Kosovës në Ballkan mund të çojë në luftë rajonale, ndërsa Shtetet e Bashkuara refuzojnë këto veprime jodemokratike që shtypin të drejtat e njeriut dhe liritë politike. Politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është që të mos mbështesin Qeverinë e Kosovës për moszbatimin dhe respektimin e Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, diskriminimin etnik të sërbëve përmes trajtimit të pabarabartë në sistemin gjyqësor dhe mungesës së qasjes në tregun e punës, çka shkel të drejtën ndërkombëtare, si dhe për konfiskimin ose përvetësimin e pronës private të sërbëve dhe shtypjen e të drejtës së njeriut për lirinë e fjalës dhe të drejtën për të shprehur pikëpamjet politike” thuhet në projektligj.
Si pasojë e kësaj Teni beson, pavarësisht nga ndonjë dispozitë tjetër ligjore, asnjë ndihmë e Shteteve të Bashkuara nuk duhet të jepet ose të vihet në dispozicion të Qeverisë së Kosovës derisa të plotësohen kushtet.
“Qeveria e Kosovës duhet të përmbushë kushtet-e këto janë-të zbatojë marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 përfshirë krijimin e BKS, që Policia Speciale të largohet nga veriu i Kosovës, të organizohen zgjedhje të reja për kryekomunarë në veri të Kosovës, të ndalen uzurpimet e pronave private të sërbëve si autoveturat dhe rrobat, të respektohet liria e deklaratave politike për të gjitha grupet etnike në Kosovë” bëhet e ditur.
Duke filluar me raportin e parë të dorrëzuar në bazë të Aktit të Ndihmës së Jashtme pas miratimit të këtij ligji, sekretari i shtetit të SHBA duhet të përfshijë në secilin raport seksion që përshkruan natyrën dhe shkallën e diskriminimit dhe ngacmimit me të cilin ballafaqohen sërbët e Kosovës nga ana e forcave policore e qeveritare e Kosovës si dhe për përparimin e bërë prej Qeverisë së Kosovës në përmbushjen e kërkesave të lartpërmendura.
komentet